“Vendim i papranueshëm dhe i padrejtë”/ Haradinaj pas dënimit të ish- krerëve të UÇK nga Haga: Beteja për drejtësi duhet të vazhdojë! Do t’i mundim armiqtë të bashkuar

Publikuar me datë:

Kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka bërë thirrje për qetësi pas vendimit dënues të Gjykatës Speciale, duke thënë se shkatërrimi i Kosovës i ndihmon vetëm armiqve.

Ai ka thënë se duhet pritur edhe shkallë e dytë dhe kjo betejë të fitohet.

“Vendimi i sotëm me dënim është i papranueshëm, i padrejtë. UÇK-ja bëri luftë të drejtë çlirimtare. Beteja për drejtësi duhet të vazhdojë, duhet të fitohet në shkallën e dytë. Jo në emrin tim, jo në emër të popullit të Kosovës vendim dënues për UÇK-së. Shqiptarë kudo që jeni, për Kosovën dhanë jetën njerëzit më të çmuar të kombit tonë. Nuk kemi atdhe tjetër. S’kemi vend tjetër. Ju ndihmojmë armiqve nëse dëmtojmë pronën e Kosovës, jetën e njerëzve tonë. Nëse e shkatërrojmë Kosovën, i ndihmojmë armiqve. Do t’i mundim armiqtë të bashkuar”, ka thënë Haradinaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, trishtim dhe lot në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë

Lot dhe pikëllim në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, pas...

Haga dënoi ish-krerët e UÇK-së, reagon Rama: Marre!

Pasi Gjykata e Hagës dënoi me burg ish-krerët e...

Haga jep verdiktin, Kadri Veseli dënohet me 18 vite burg

Kadri Veseli ish-kryetarin e Kuvendit të Kosovës dhe ish-anëtarin...