Ndreu: Mushkonjat në plazhe, problem serioz! Duhet të ndërhyjë Ministria e Shëndetësisë

Publikuar me datë:

Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, ka ngritur shqetësimin për praninë e shtuar të mushkonjave në zonat e plazhit, duke e konsideruar situatën një problem serioz.

Ai kritikoi mënyrën se si po kryhet dezinfektimi dhe kërkoi më shumë mbështetje për bashkitë.

Sipas tij, qeveria duhet të akordojë grante për bashkitë, në mënyrë që procesi i dezinfektimit të menaxhohet drejtpërdrejt prej tyre.

“Unë nuk e kuptoj se si veprohet me dezinfektimin dhe çfarë hedhin aty. Hedhin, por nuk e di çfarë. Edhe unë vetë kam qenë me gruan në plazh dhe jemi gjendur në një situatë shumë të vështirë nga mushkonjat. Kështu nuk bëhet”, u shpreh Ndreu.

Kryebashkiaku i Lezhës tha se për këtë problem përgjegjësinë e drejtpërdrejtë ia atribuon Ministrisë së Shëndetësisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Bardh Spahia dënon kërcënimin ndaj gazetarit Osman Stafa

Ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia, ka reaguar pas kërcënimit...

Ndriçim Shtubina merr drejtimin e Besëlidhjes, debutimi ndaj Bylisit…

Besëlidhja ka zgjedhur zgjidhjen e përkohshme për stolin pas...