Dy shkolla me vetëm 10 nxënës/ Alarm për braktisjen e fshatrave në Devoll

Publikuar me datë:

Shkolla e fshatit Eçmenik, që ndodhet në bashkinë e Devollit, këtë shtator nuk do të hapë më dyert për nxënësit e saj. Institucioni arsimor do të mbyllet, pasi të vetmit dy fëmijë që kanë mbetur në fshat tashmë do të ndjekin mësimet në Bilisht. Si shumë shkolla të tjera fshati, godina e Eçmenikut do të mbetet bosh, pa zhurmën dhe emocionin e fillimit të vitit të ri shkollor.

Sipas një prej banoreve, edhe pak fëmijët që jetojnë ende në fshat janë të detyruar të udhëtojnë drejt Bilishtit për të vijuar shkollën, sepse mungesa e nxënësve e ka bërë të pamundur funksionimin e mëtejshëm të shkollës lokale.

“Një nxënës në kopsht, një shkollë. E çoi e ëma Bilisht, e regjistroi. Vjet ishim 3-4, sivjet nuk ka. Na vjen keq, fëmijët ku do shkojnë? Shkojnë në Bilisht me paratë e tyre. E për një është i detyruar të rrijë mësuesi”, thotë banorja.

Një realitet i ngjashëm është edhe në fshatin Fitore, ku shkolla e bashkuar numëron vetëm 7-8 nxënës. Për këtë vit shkollor nuk është regjistruar asnjë nxënës i ri në klasën e dhjetë, çka ka sjellë mos-hapjen e vitit të parë të gjimnazit.

Edhe në Fitore, shkolla e bashkuar vazhdon të funksionojë me 7-8 fëmijë, por mungesa e regjistrimeve të reja në klasën e dhjetë tregon për një të ardhme jo të largët të mbylljes së kësaj shkolle. “Pra, nuk do të kemi hapje të vitit të parë të gjimnazit, çka do të thotë se e ardhmja, shumë shpejt, e kësaj shkolle pritet të jetë mbyllja.”

Sipas banorëve, largimi i të rinjve drejt Bilishtit dhe Korçës ka sjellë boshatisjen e fshatrave, ndërsa familjet që qëndrojnë janë gjithmonë e më të rralla.

“Të rinj nuk ka, një pjesë ikin në Bilisht, një pjesë ikin në profesionale në Korçë. I bie të mbyllet. Na vjen keq, gjimnazi ka pasur 200 e ca nxënës. Të rinjtë kanë ikur, fëmijët jashtë, fshat i vogël, por të mëdhenjtë nuk kanë. Nuk ka të rinj”, shprehet një banor tjetër.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related