Vorë/ 300 mijë euro gjobë kushëririt, arrestohet 56-vjeçari, i la plumb dhe letër kërcënuese të dera

Publikuar me datë:

Një kërkesë për 300 mijë euro, e shoqëruar me kërcënime ndaj jetës së tij dhe familjes, ishte mesazhi alarmues që shtyu një qytetar të denoncojë rastin në polici.

Menjëherë pas kallëzimit, efektivët e Komisariatit të Policisë Nr. 7 në Vorë filluan hetimet dhe arritën të identifikojnë dhe të ndalojnë në flagrancë Ardian Mukën.

Sipas njoftimit zyrtar, 56-vjeçari dyshohet se ka shantazhuar kushëririn dhe familjen e këtij të fundit, duke i kërcënuar me qëllim për të përfituar shumën prej 300 mijë eurosh.

Gjatë kontrollit të banesës së Mukës, forcat policore zbuluan dhe sekuestruan municion luftarak, rroba që mendohet se janë përdorur në rastin në fjalë, si edhe një aparat celular.

Materialet hetimore u kaluan Prokurorisë për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, shpërthyese dhe municionit”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related