Sot po mbahet protesta e 105 në Tiranë kundër qeverisë, teksa në kryeqytetin shqiptar ka mbërritur edhe diaspora.
Gazetari Osman Stafa raporton se pasi kanë mbaruar fjalimet, protestuesit janë ndarë në disa fronte.
Një pjesë e protestuesve janë para Kryeministrisë, një pjesë e kanë rrethuar godinën e qeverisë, ndërsa një pjesë e kanë bllokuar rrugën e Unazës.
Osman Stafa: Kanë mbaruar fjalimet, teksa një pjesë e protestuesve qëndrojnë para Kryeministrisë, një pjesë kanë bllokuar rrugën teksa qëndrojnë tek ura e Lanës duke bllokuar Unazën dhe një pjesë e kanë rrethuar godinën e qeverisë. Kjo u kërkua nga protestuesit. Një pjesë e protestuesve qëndrojnë para Kryeministrisë, teksa mbajnë edhe banderola në duar.
Protestuesit kërkojnë largimin e klasës politike dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Pjesëmarrja është tepër e lartë. Qytetarët kanë ardhur nga gjithë diaspora. Shikojmë se dyert e Kryeministrisë janë blinduar. Protestuesit shprehen se korrupsioni është bërë i frikshëm dhe se klasa e vjetër politike duhet të ikë.

