Protesta e banorëve të Rrjollit kundër projektit të resortit ka vijuar edhe këtë të premte, ndërsa përpara kantierit është shfaqur edhe një familje gjermane që iu bashkua shqetësimeve të banorëve.
Mes tyre ishte edhe djali i ish-ambasadorit të parë gjerman në Shqipërinë postkomuniste. Ai shprehet se e ka njohur Shqipërinë që prej viteve ’90 dhe se gjatë kësaj periudhe ka parë ndryshime të mëdha në vend.
Megjithatë, sipas tij, drejtimi që po merr zhvillimi në zona të tilla është shqetësues. Ai kritikoi ndërhyrjet mbi pronën dhe natyrën, duke ngritur pikëpyetje edhe për modelin e zhvillimit që po ndjek Shqipëria në kuadër të aspiratës për anëtarësim në Bashkimin Europian.
“BE, këtë do? Vjedhje prone, kriminelë e oligarkë?”, ishte pyetja e tij drejtuar autoriteteve.
Familja gjermane u bë pjesë e protestës në Rrjoll, duke shprehur kundërshtimin ndaj mënyrës se si po zhvillohet projekti në këtë zonë.
Burimi Portali Veriu Sot

