Deputeti socialist Bujar Rexha ka vijuar takimet me banorët e Malësisë së Madhe në kuadër të nismës “Prania Besnike”.
Gjatë ndalesave në Njësitë Administrative Shkrel dhe Kastrat, në Reç dhe Bajzë Qendër, Rexha ka bashkëbiseduar me banorët për problematikat që prekin komunitetin dhe kërkesat e tyre për ndërhyrje e zgjidhje.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, deputeti ka theksuar rëndësinë e komunikimit të drejtpërdrejtë me qytetarët dhe angazhimit për adresimin e shqetësimeve të ngritura prej tyre.

