Berisha drejton protestuesit për tek selia e PD-së: Do bëjmë bilancin

Publikuar me datë:

Kryetari i PD, Sali Berisha, ka deklaruar para mediave se protesta e sotme ishte paqësore por policia provokoi duke bllokuar Bulevardin.

“Edi Balluku dhe lubi Rama vend nuk kanë pa dhënë llogari. Ne po marshonim, ata bllokuan Bulevardin. Por ne do të përgatitemi për të gjitha format. Turp, mbrojnë hajdutët Belinda Balluku dhe Edi Rama”, tha Berisha.

Më tej ai shtoi, se pas protestës, drejtuesit e lartë të PD do t’i drejtohen selisë së PD për të bërë bilancin e marshimit të sotëm në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

“Kriminelët do të marrin përgjigjen e merituar. Ju e patë ishim në një marshim paqësor, u bllokua rruga dhe këta në mënyrë absolute do të marrin përgjigjen e merituar. Edi Balluku dhe Lubi Rama vend nuk kanë pa dhënë llogari. Ne po marshonim, ata bllokuan Bulevardin. Por ne do të përgatitemi për të gjitha format. Turp, mbrojnë hajdutët Belinda Balluku dhe Edi Rama”, tha Berisha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related