Universiteti i Shkodrës përgatitet për akreditimin e 41 programeve të studimit

Publikuar me datë:

Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” ka nisur përgatitjet për procesin e akreditimit të 41 programeve të studimit që ofrohen në katër prej fakulteteve të institucionit.

Me iniciativën e Rektore­s së Universitetit të Shkodrës, Prof. Dr. Blerta Dragusha, dhe nën kujdesin e Zëvendës Rektore­s Akademike, Prof. As. Dr. Eliana Laçej, në auditorin A3 u zhvilluan takime pune ndërmjet Sektorit të Sigurimit të Cilësisë dhe përfaqësuesve të katër fakulteteve, programet e të cilave do t’i nënshtrohen procesit të akreditimit.

Në këtë proces janë përfshirë programet e studimit të Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Fakultetit të Shkencave Shoqërore, Fakultetit të Shkencave të Edukimit dhe Fakultetit Ekonomik.

Gjatë takimeve u diskutuan afatet dhe mënyra e dorëzimit të dokumentacionit, si dhe përbërja e dosjeve për secilin program studimi. Në fokus ishin edhe çështje që kërkojnë ndjekje të mëtejshme, përfshirë infrastrukturën e fakulteteve, organizimin, plotësimin e dokumentacionit institucional dhe elemente të tjera të nevojshme për përgatitjen e dosjeve të akreditimit.

Takimet me fakultetet do të vijojnë edhe në ditët në vazhdim, me qëllim koordinimin e punës dhe përgatitjen sa më të plotë për procesin e akreditimit.

Universiteti i Shkodrës e konsideron sigurimin e cilësisë, përmbushjen e standardeve akademike dhe përmirësimin e vazhdueshëm si pjesë të rëndësishme të punës institucionale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Ardit Çylybyli: Puna për zgjedhjet vendore të 2027-ës sapo ka nisur, synojmë fitoren në Shkodër

Kryetari i Partisë Demokratike, dega Shkodër, Ardit Çylybyli, ka...

Rama: “Duan të nxisin përçarje. Nëse nuk do ishte emri i Kushner te Zëvrneci nuk do merrte këto përmasa”

Gjatë një interviste në podcastin “Flasim”, kryeministri Edi Rama...

Patos/ 45 vjeçari humb jetën pas rënies nga shtylla e energjisë elektrike

Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Margëlliç të...

Rama: Më kanë rrahur dy herë në jetë, njëra ishte në ’97

Kryeministri Edi Rama ka rrëfyer dy episode të jetës...