Myftinia Shkodër kundërshton “Festën e Miqësisë”: “Promovim i pijeve dehëse dhe dekadencë shoqërore”

Publikuar me datë:

Myftinia Shkodër ka reaguar kundër organizimit të “Festës së Miqësisë”, që po zhvillohet përballë xhamisë në Fushë Çelë, duke e cilësuar aktivitetin si promovim të konsumimit të pijeve alkoolike.

Në hytben e së premtes, më 11 shtator, në xhamitë e Shkodrës u trajtua rëndësia e dijes dhe e besimit, në prag të nisjes së vitit të ri shkollor. Nga xhamia e Tophanës, Myftiu Muhamed B. Sytari foli edhe për mësim-besimin, duke rikujtuar periudhën e Mbretit Zog dhe duke kërkuar rikthimin e kësaj lënde në arsimin shqiptar.

Në të njëjtën kohë, imamët e disa xhamive të Shkodrës kritikuan “Festën e Miqësisë”, aktivitet i organizuar nga Bashkia Shkodër në bashkëpunim me një biznes të pijeve alkoolike.

Imami i xhamisë së Parrucës, H. Naim Drijaj, e cilësoi aktivitetin si një veprimtari që bie ndesh me parimet e besimit islam.

Nga xhamia “Ebu Bekër”, H. Idmir Plaku tha se promovimi i pijeve dehëse përbën, sipas tij, një nxitje drejt dëmtimit të shoqërisë.

Ndërsa imami i xhamisë së Dërgutit, H. Ervil Kuçi, e cilësoi promovimin publik të alkoolit dhe asaj që ai e quan “harame” si shfaqje të dekadencës shoqërore.

Edhe Myftiu i Shkodrës, Muhamed B. Sytari, u bëri thirrje qytetarëve që të distancohen nga këto aktivitete, duke i cilësuar si tubime “të zbrazëta nga mëshira dhe bekimet hyjnore”.

Sipas Myftinisë Shkodër, kundërshtimi ndaj këtij organizimi nuk është i ri, pasi “Festa e Miqësisë” ka hasur edhe në vitet e mëparshme reagime nga besimtarët myslimanë dhe Myftinia e Shkodrës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Universiteti i Shkodrës përgatitet për akreditimin e 41 programeve të studimit

Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” ka nisur përgatitjet për...

Izraeli vret komandantin e lartë të Hamasit në Gaza

Forcat izraelite njoftuan të premten se kishin eliminuar një...

Zhvatnin qytetarët e BE përmes “call center”/ GJKKO cakton masat e sigurisë për 8 të arrestuarit

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...

Hita urdhër vartësve: Intensifikoni punën për goditjen e grupeve kriminale

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor...