“Të parët në rajon në tetin e PISA-s”/ Mariana Koçeku vë në pikëpyetje rezultatet: Janë të manipuluara! Shumë shkolla u lanë jashtë procesit

Publikuar me datë:

Shqipëria është renditur e para në rajon sipas rezultateve të fundit të PISA-s, me një rritje të ndjeshme të pikëve në matematikë, shkencë dhe lexim. Por deputetja Mariana Koçeku ka ngritur pikëpyetje mbi mënyrën se si janë përftuar këto rezultate, duke argumentuar se një pjesë e konsiderueshme e shkollave shqiptare nuk janë përfshirë në testim.

Në një postim në rrjetet sociale, Koçeku shkruan se Shqipëria ka shënuar 65 pikë më shumë në matematikë, 59 pikë në shkencë dhe 50 pikë në lexim, duke u renditur e para në rajon.

Sipas Koçekut, vetëm 76% e shkollave kanë marrë pjesë në testim, ndërsa standardi i kërkuar është 85%. Po ashtu, shkollat me më pak se 21 nxënës nuk janë përfshirë në testim.

Koçeku argumenton se pikërisht këto shkolla ndodhen shpesh në zona rurale dhe komunitete të vogla, ku problemet dhe vështirësitë në arsim janë më të mëdha Ajo thotë se rezultatet e nxënësve që kanë marrë pjesë në PISA nuk duhen zhvlerësuar nëse janë realisht të mira, por kundërshton paraqitjen e tyre si pasqyrë e plotë e arsimit shqiptar. Sipas saj, vëmendja nuk duhet të përqendrohet vetëm te renditja në testet ndërkombëtare, por edhe te kushtet në të cilat zhvillohet arsimi në vend.

Postimi i plotë:
Shqipnia ka marrë dhjetë me yll në PISA.
Veç ylli s’asht ashtu siç duket.
Ministrja e lexoi qartë prej Bratislavës: plus 65 pikë në matematikë, plus 59 në shkencë, plus 50 në lexim. Dolëm të parët në rajon në renditje.
PISA asht testi ndërkombëtar që mat aftësitë e nxanësve 15-vjeçarë në matematikë, shkencë dhe lexim. Por në tabelën e rezultateve, OECD-ja, organizata që e zhvillon testin – i ka vendosë Shqipnisë nji yll.
Dhe ai yll tregon se rezultatet munden me qenë të manipulueme. Vetëm 76% e shkollave morën pjesë, ndërkohë që standardi i kërkuem asht 85%.
Shkollat me ma pak se 21 nxanës nuk u përfshinë aspak në testim.
Këto shkolla janë shpesh ato të zonave rurale, të komuniteteve ma të vogla e ma të braktisuna, aty ku mundësitë për arsim cilësor kanë qenë historikisht ma të pakta.
Prandaj nuk e di për çka flasim kur festojmë rezultatet e PISA-s.
Nuk e kuptoj as gëzimin e ministres, kur këto shkolla jo vetëm që nuk marrin pjesë në këto vlerësime ndërkombëtare, por nuk hyjnë as në hartën e vëmendjes shtetnore, as në atë të investimeve.
Problemi nuk asht se rezultatet e nxanësve që morën pjesë nuk janë të mira. Përkundrazi, nëse janë të mira, duhen përshëndetë.
Problemi asht me i paraqitë ato si dëftesën e krejt arsimit shqiptar, kur një pjesë e realitetit tonë arsimor ka mbetë jashtë testimit.
Asht si me llogaritë mesataren e klasës tue lanë jashtë nxanësit ma pak të dalluem.
Mesatarja mundet me dalë e bukur, por klasa jo.
Kur fëmijët ende sot ecin me nga nji orë në kambë për me mbërritë në shkollë, kur mësuesit paguhen ma pak se nji kamarier, kur shkollat funksionojnë në kushte mjerimi e fshatnat veç zvogëlohen, dobësohen e tjetërsohen, asht vështirë me besu në këto statistika preferenciale.
Nji rezultat vërtet i mirë i PISA-s për Shqipninë kishte me qenë: ma pak shkolla në kushte mjerimi dhe ma pak fëmijë që e kanë sfidë arsimin qysh para se me hy në klasë.
Dhe mbi të gjitha: duhen mësues që trajtohen me dinjitet, paguhen me dinjitet dhe munden me ushtrue profesionin e tyne me integritet.
Arsimi jonë nuk mjafton me u matë me teste ndërkombëtare. Matet edhe ma thjeshtë: çfarë shkolle i ofrojmë fëmijës në cepin ma të largët të këtij vendi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Jep dorëheqjen Besfort Lamallari, Ervin Demo emërohet ministër i Brendshëm

Besfort Lamallari ka dhënë dorëheqjen nga detyra e ministrit...

Situata/ 30 vatra zjarri në të gjithë vendin

Gjatë ditës së sotme janë raportuar 30 vatra zjarri...

Të rinjtë ikin, por dhe ata që mbeten nuk kanë ku punojnë, papunësia e tyre rritet 16%

Shqipëria po humbet popullsi dhe veçanërisht të rinj, por...

11 Shtatori, 25 vjet nga sulmet terroriste në SHBA që ndryshuan botën

Më 11 shtator 2001, Shtetet e Bashkuara të Amerikës...