Arrestohet pronari i një hoteli në Fushë-Krujë, sekuestrohet armë, jelek antiplumb dhe rreth 20 mijë euro

Publikuar me datë:

Policia ka arrestuar pronarin e një hoteli në Fushë-Krujë, 40-vjeçarin Ardian Gjebeshi, i njohur edhe me mbiemrin Merlika.

Sipas të dhënave paraprake, gjatë kontrollit të ushtruar nga policia në ambientet në pronësi të tij, dyshohet se janë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri, një jelek antiplumb dhe rreth 20 mijë euro.

40-vjeçari është shoqëruar dhe më pas arrestuar nga autoritetet, ndërsa vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat dhe për të përcaktuar origjinën e sendeve të sekuestruara.

Materialet i janë referuar strukturave përkatëse për veprime të mëtejshme procedurale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Përshkallëzohet situata në Patos-Marinzë, banorët ngujohen në zyrat e Bankers

Rreth 20 banorë të fshatrave të zonës naftëmbajtëse Patos-Marinzë...

Në pranga kreu i PD-së në Malësinë e Madhe, dyshohet për lidhje të paligjshme të energjisë në hotel

Kreu i PD-së në Malësinë e Madhe, Fredi Sterkaj, është arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi dyshohet për lidhje të paligjshme të energjisë elektrike në hotelin në pronësi të tij. Sipas të dhënave paraprake, arrestimi është kryer nga Policia e Shkodrës, ndërsa detaje të tjera pritet të bëhen të ditura në vijim.

Londër/ Arrestohen spiunët e Iranit, një burrë dhe një grua

Autoritete Britanike kanë arrestuar dy persona në Londër të cilët dyshohet se kanë qenë spiunë të Shërbimit të Inteligjencës Iraniane. Sipas Policisë Metropolitane të Londrës, bëhet fjalë për një burrë 60-vjeçar dhe një grua 42-vjeçare, të cilët u arrestuan në dy prona në kryeqytetin britanik. Arrestimet janë kryer në kuadër të një hetimi për shkelje […]

Itali/ Tornadoja merr jetën e një gruaje, një tjetër viktimë nga përmbytjet

Përkeqësimi i kushteve të motit që ka përfshirë Italinë...