Vijojnë regjistrimet në shkollat profesionale/ Rritet interesi për profilet që ofrojnë profesion dhe formim praktik..

Publikuar me datë:

Regjistrimet në shkollat profesionale vijojnë edhe pas përfundimit të procesit për klasat e para dhe të dhjeta. Nxënësit që dëshirojnë të ndjekin një profil profesional kanë kohë deri më 30 shtator për të bërë zgjedhjen e tyre.

Specialistët e arsimit profesional në Zyrën Vendore Arsimore i ftojnë të rinjtë të shfrytëzojnë këtë mundësi, duke vlerësuar se arsimi profesional u ofron atyre jo vetëm formim, por edhe mundësinë për të përfituar një profesion konkret.

Sipas Rudi Sokolit, interesi i të rinjve për këto shkolla vijon të jetë i lartë. Profilet e ofruara janë të shumta dhe synojnë t’i përgjigjen kërkesave që ka aktualisht tregu i punës.

Deri më 30 shtator, mundësinë për t’u regjistruar e kanë edhe nxënësit që ende nuk kanë vendosur se cilin drejtim duan të ndjekin. Përmes arsimit profesional, ata mund të marrin njohuri teorike dhe aftësi praktike që mund t’i ndihmojnë në punësimin e tyre pas përfundimit të shkollës.

Synimi është që të rinjtë të përfundojnë arsimin me një profesion të përcaktuar dhe me aftësi praktike të përshtatura me nevojat e tregut të punës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Londër/ Arrestohen spiunët e Iranit, një burrë dhe një grua

Autoritete Britanike kanë arrestuar dy persona në Londër të cilët dyshohet se kanë qenë spiunë të Shërbimit të Inteligjencës Iraniane. Sipas Policisë Metropolitane të Londrës, bëhet fjalë për një burrë 60-vjeçar dhe një grua 42-vjeçare, të cilët u arrestuan në dy prona në kryeqytetin britanik. Arrestimet janë kryer në kuadër të një hetimi për shkelje […]

Itali/ Tornadoja merr jetën e një gruaje, një tjetër viktimë nga përmbytjet

Përkeqësimi i kushteve të motit që ka përfshirë Italinë...