Itali/ Tornadoja merr jetën e një gruaje, një tjetër viktimë nga përmbytjet

Publikuar me datë:

Përkeqësimi i kushteve të motit që ka përfshirë Italinë së fundmi ka rezultuar në humbjen e jetës së dy grave.

Një nga viktimat humbi jetën këtë mëngjes në rajonin e Friulit, në verilindje të vendit, pasi u përmbyt në një kalim rrugor ku kishte hyrë me automjetin e saj.

Ndërkaq, në rajonin e Toskanës ndodhi një tjetër tragjedi. Një grua humbi jetën në apartamentin e saj kur një tornado goditi zonën. Teksa përpiqej të mbyllte një dritare, xhami u thye nga forca e erës, duke e plagosur për vdekje në qafë.

Stuhia ka shkaktuar edhe dëme materiale të konsiderueshme. Në Romë, dhjetëra automjete u dëmtuan për shkak të rrëzimit të pemëve, ndërsa reshjet intensive sollën përmbytjen e dy stacioneve qendrore të metrosë.

Edhe qyteti i Astit, në rajonin veriperëndimor të Piemontes, është goditur rëndë nga moti i keq. Zjarrfikësit kanë marrë rreth 70 thirrje për ndihmë dhe janë angazhuar në evakuimin e banorëve të kateve përdhese dhe në asistencën për pronarët e dyqaneve.

Sipas parashikimeve, pas mesnate pritet që situata të fillojë të stabilizohet dhe që moti të përmirësohet në të gjithë vendin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Përshkallëzohet situata në Patos-Marinzë, banorët ngujohen në zyrat e Bankers

Rreth 20 banorë të fshatrave të zonës naftëmbajtëse Patos-Marinzë...

Në pranga kreu i PD-së në Malësinë e Madhe, dyshohet për lidhje të paligjshme të energjisë në hotel

Kreu i PD-së në Malësinë e Madhe, Fredi Sterkaj, është arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi dyshohet për lidhje të paligjshme të energjisë elektrike në hotelin në pronësi të tij. Sipas të dhënave paraprake, arrestimi është kryer nga Policia e Shkodrës, ndërsa detaje të tjera pritet të bëhen të ditura në vijim.

Londër/ Arrestohen spiunët e Iranit, një burrë dhe një grua

Autoritete Britanike kanë arrestuar dy persona në Londër të cilët dyshohet se kanë qenë spiunë të Shërbimit të Inteligjencës Iraniane. Sipas Policisë Metropolitane të Londrës, bëhet fjalë për një burrë 60-vjeçar dhe një grua 42-vjeçare, të cilët u arrestuan në dy prona në kryeqytetin britanik. Arrestimet janë kryer në kuadër të një hetimi për shkelje […]