Aktivistja Arvina Lleshi ka bërë të ditur se është ndaluar me forcë nga policia pas protestës ndaj deputetes Iris Luarasi.
Sipas Lleshit, ndërsa po kthehej në shtëpi me taksi, policët ndërhynë dhe e shoqëruan pa dëshirën e saj për të dhënë dëshmi. Ajo theksoi se ky veprim i uniformave blu nuk i ngjason një policie të zakonshme, por një force që vepron në mënyrë të paligjshme.
Më tej, Arvina Lleshi vuri në dukje se, sipas saj, Iris Luarasi vetë i ka komunikuar se nuk ka qenë ajo që ka bërë denoncimin, duke kërkuar të dijë se kush ka dorëzuar kallëzimin në organet kompetente.
Arvina Lleshi: Më kanë marrë me forcë nga taksia duke ikur në shtëpi. Dua ta di se kush ma bëri atë denoncim se vetë Iris Luarasi ka deklaruar se nuk ka bërë ajo denoncim. Më morëm me forcë nga taksia dhe më mbajtën në komisariat pa arsyet.
Avokati im do të merret me të gjitha procedurat. Kjo është polici e krimit.
Arvina Lleshi u shqua në protestën kundër deputetes Iris Luarasi, ku e akuzoi hapur këtë të fundit për korrupsion, duke i thënë se ishte një hajdute.

