Etan Mbape u ndëshkua me karton të kuq gjatë ndeshjes mes Lil dhe Betis, ku skuadra franceze u mund 2-3 në raundin e parë të Champions League. Mbape pritet të mungojë jo vetëm në raundin e dytë.
Gjatë sfidës, vëllai i Kilian Mbapes goditi me qëllim Natanin me bërryl në fytyrë, incidente që u sinjalizua nga VAR-i, duke sjellë përjashtimin e tij të menjëhershëm. Për shkak të këtij veprimi të dhunshëm, 19-vjeçari rrezikon më shumë se një pezullim përballë Arsenalit.
Rregullorja e UEFA-s parashikon dënime shtesë kur bëhet fjalë për sjellje të dhunshme, me një pezullim minimal prej tre ndeshjesh në këto raste.
Vendimi përfundimtar pritet të shpallet brenda këtij muaji, ndërkohë që Etan Mbape ka të drejtën të apelojë masën disiplinore.

