Kryeministri Edi Rama ka reaguar publikisht pas kallëzimit penal të depozituar nga gjyqtarët ndaj Ministrit të Financave, Petrit Malaj, lidhur me moszbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rritjen e pagave të tyre.
Rama e ka cilësuar qëndrimin e Financave si një vendim të konsultuar paraprakisht me të dhe me Ministrin e Drejtësisë.
Kallzimi penal i gjykatësve për Ministrin e Financave pse nuk lejon që ata të hapin derën e thesarit për rritjen e pagave të tyre, ndërkohë që ministri pret me ligj e me zakon Kuvendin e Shqipërisë që të shprehet për vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ka vetëm një mangësi: Mungon…
— Edi Rama (@ediramaal) September 10, 2026

Përmes një deklarate zyrtare, kreu i ekzekutivit u shpreh se e vetmja “e metë” e akuzave penale të ngritura nga togave të zeza është mungesa e emrit të tij dhe të Ministrit të Drejtësisë në kallëzim. Rama sqaroi se ekipet ligjore të qeverisë kanë konkluduar unanimisht se pushteti gjyqësor nuk mund të autorizojë përdorimin e fondit të shtetit pa kaluar më parë nëpërmjet pushtetit legjislativ.
Pavarësisht detyrimit kushtetues për zbatimin e menjëhershëm të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, Rama e sulmoi hapur kërkesën e magjistratëve, duke e cilësuar atë si një “histori bajate” të rritjes së pagave me vetëvendosje nga kategoria më e paguar në Republikën e Shqipërisë. Ai nëvizoi se ekzekutivi nuk do të tërhiqet dhe se çdo ndryshim pagash do të bëhet vetëm me vendim të Parlamentit.