Dhunohet në qendër të qytetit drejtori i Ujësjellësit të Elbasanit, Luan Tabaku

Publikuar me datë:

Drejtori i Ujësjellësit të Elbasanit, Luan Tabaku, është dhunuar gjatë paradites së të dielës, 6 shtator, në qendër të qytetit.

Sipas të dhënave paraprake, Tabaku është dhunuar nga dy persona, të identifikuar si Endri Çopja dhe Horgito Peqini. Dyshohet se gjatë përplasjes janë përdorur sende të forta, dhe si pasojë e dhunës Luan Tabaku ka pësuar dy fraktura në kokë.

Ai është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, por sipas raportimeve në media, pavarësisht hematomave të shkaktuara nga dhuna, ai nuk ka depozituar kallëzim në Policinë e Elbasanit.

Një nga pistat që po shqyrtohet për motivin lidhet me një konflikt të dyshuar për punësimin. Sipas të dhënave paraprake, Tabaku dyshohet se kishte marrë më herët një vendim për largimin nga puna në Bashkinë e Elbasanit të bashkëshortes së Endri Çopjas. Ky vendim po verifikohet nëse ka shërbyer si shkak për përplasjen.

Po ashtu, në hetim po merret në konsideratë edhe historiku i personave që dyshohet se janë përfshirë në konflikt. Deri më tani nuk ka ende një reagim zyrtar nga policia lidhur me sqarimin e plotë të rastit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Zjarr në një restorant në Librazhd, raportohen vetëm dëme materiale

Një zjarr përfshiu një restorant në Librazhd mbrëmjen e...

Aulon Kalaja: “Kanë humbur kontaktin me realitetin, shkoni te Spitali Ushtarak, jam i traumatizuar”

Aulon Kalaja, kryetari i Partisë Demokratike në Krujë, ka reaguar me tone të forta kundrejt dhunës së ushtruar ndaj protestuesve, duke përdorur ironi për të sfiduar pretendimet për ndërhyrje të agjenturave të huaja dhe duke vënë në dyshim mënyrën sesi përshkruhet situata aktuale në vend. I ftuar në emisionin “Prime News24”, Kalaja filloi bisedën duke […]

Disiplina publikon vendimet, Vllaznia ndëshkohet me gjobë për sjelljen e tifozëve

Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë të ditur më...