Poloni/ Treni përplaset me betonieren, 1 i vdekur dhe 20 të plagosur

Publikuar me datë:

Një aksident i rëndë hekurudhor ndodhi të mërkurën në mëngjes, më 9 shtator, në Poloni, kur një tren u përplas me një betoniere duke dalë nga shinat. Ngjarja u shoqërua me vdekjen e të paktën një personi dhe lëndimin e 20 të tjerëve, prej të cilëve katër janë në gjendje kritike.

Sipas burimeve të mediave lokale, treni po udhëtonte nga Lublini në lindje drejt Szczecinit në veriperëndim të vendit dhe u përplas me një automjet pranë zonës Sokolniki Suche, në rajonin e Przysuchës, rreth 100 kilometra në jug të Varshavës. Aksidenti u raportua rreth orës 11:25.

Treni “Koziołek” doli nga shinat dhe u shtri në anë, duke zënë edhe shinën tjetër. Disa prej vagonave u dëmtuan rëndë dhe u përmbysën pjesërisht. Kompania hekurudhore PKP Intercity njoftoi se treni kishte gjashtë vagona, një lokomotivë dhe transportonte rreth 120 pasagjerë.

Sipas autoriteteve policore, ndër të plagosurit në gjendje të rëndë janë shoferi i betonieres dhe mekaniku i trenit. Ky i fundit mbeti i bllokuar në kabinë, por, siç bëri të ditur një zëdhënës i zjarrfikësve për Interia, u nxor nga ekipi i zjarrfikësve pas ndërhyrjes së tyre.

Në vendin e ngjarjes u mobilizuan dy helikopterë shpëtimi dhe afro 30 brigada zjarrfikëse për të asistuar të lënduarit dhe për të menaxhuar situatën.

Menaxheri i infrastrukturës hekurudhore PKP Polskie Linie Kolejowe deklaroi se lëvizja e trenave në linjën 22, mes Wolanow dhe Przysucha, është ndalur përkohësisht si pasojë e aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

A po i afrohet Veliajt dalja nga burgu? Artan Hoxha zbulon prapaskenat

Gazetari Artan Hoxha ka folur lidhur me çështjen e...

Store: Avioni me të cilin udhëtonte Zelensky gati sa nuk u godit nga një dron

Kryeministri i Norvegjisë, Jonas Gahr Store, ka deklaruar se...

Aktivisti ndez shpresën e protestuesve: “Viti i Ri do ta gjejë Shqipërinë të lirë”, mesazh për Ahmetajn

Një nga aktivistët në ditën e 102 të protestës ka ngritur në peshë zemrat e protestuesve. Ai tha se Viti i Ri do ta gjejë Shqipërinë e lirë. Protestuesi kishte dhe një mesazh për Ahmetajn. Aktivisti ka falënderuar Ahmetajn, duke thënë se ka bërë denoncime të forta, që tregojnë të vërtetën për realitetin shqiptar. Protestuesi: […]

Shkodër/ Kontrolle të shtuara të policisë pas ngjarjeve kriminale

Pas ngjarjeve të fundit kriminale, Policia e Shkodrës ka shtuar kontrollet në pika të ndryshme të qytetit. Një postbllok policie është vendosur mbrëmjen e sotme pranë Hotel Rozafa, ku efektivët kanë ndaluar dhe kontrolluar automjete, me fokus të veçantë te mjetet me xhama të errësuar.