Lucia Sisic, fituesja aktuale e Miss Austria, ka ndërruar jetë në moshën 22-vjeçare, pas komplikimeve të lidhura me një sëmundje të zemrës.
Organizata Mission Austria, që organizon konkurset Miss Austria dhe Mister Austria, njoftoi lajmin përmes një postimi përkujtimor në faqen e saj në Facebook të hënën. Në njoftim thuhej: “Me tronditje të madhe dhe pikëllim të thellë mësuam për ndarjen nga jeta të Miss Austria 2024, Lucia Sisic.”
Lucia Sisic fitoi kurorën e Miss Austria në vitin 2024, duke mbetur titullare pasi nuk është zhvilluar ndonjë konkurs tjetër që nga ajo kohë.
Postimi i Mission Austria në Facebook theksonte se Lucia do të mbetet në kujtesën e tyre si një vajzë e re e jashtëzakonshme.
Në deklaratë shtohej: “Mendimet dhe ngushëllimet tona të sinqerta shkojnë për familjen, miqtë dhe të gjithë ata që janë pranë saj gjatë kësaj kohe të vështirë”.
Sisic ishte një figurë publike që fliste hapur për sfidat shëndetësore me të cilat përballej. Në vitin 2024, në një postim në Instagram, ajo shprehu mirënjohje për ekipin e saj mjekësor pediatrik, që kishte kujdesur për të gjatë fëmijërisë.
Në një intervistë për median austriake Heute, po në vitin 2024, ajo rrëfeu se qe operuar për herë të parë menjëherë pas lindjes, ndërsa tregoi edhe për pasojat që problemi shëndetësor kishte sjellë në fëmijërinë e saj.
“Javët sportive u zhvilluan pa mua. Fëmijëria ime ishte thjesht ndryshe, por më bëri edhe më të fortë”, tha ajo.

