Gjatë ditës së sotme janë raportuar 22 vatra zjarri, nga të cilat 12 mbeten aktive, 9 janë nën mbikëqyrje dhe 1 është shuar.
Në operacione janë angazhuar 498 forca vendore dhe lokale, si dhe 314 efektivë të Forcave të Armatosura👨🏭🧑🏭, të mbështetur nga mjete zjarrfikëse🚒, autoambulanca🚑, dronë dhe 4 operacione me helikopterë🚁🚁
Angazhimi kryesor është përqendruar në 📍Dajt, Dibër, Lezhë, Shkodër, Elbasan dhe Vlorë. Në asnjë prej vatrave aktive nuk raportohet rrezik për zonat e banuara.
Të gjitha strukturat e Mbrojtjes Civile vijojnë monitorimin dhe ndërhyrjet në terren, me prioritet mbrojtjen e jetës, banesave dhe pasurisë së qytetarëve.

