Ironia e Gjekmarkajt drejt mazhorancës: Ligjet tuaja janë ‘Besa’ e Gysit dhe “Prania besnike” e projektuar nga sekseri i armëve Ron Yeffet

Publikuar me datë:

Përmes një fjalimi therës me nuanca satirike në Konferencën e Kryetarëve, deputeti i PD Agron Gjekmarkaj ka denoncuar nënshtrimin e plotë të mazhorancës ndaj Edi Ramës dhe kthimin e Parlamentit në një fasadë qesharake. Gjekmarkaj goditi arrogancën e pushtetit që flak tej integrimin evropian për t’i shërbyer aferave të prapaskenës dhe kontrollit autokratik.

Gjekmarkaj ironizoi pretendimet e shumicës parlamentare duke propozuar me sarkazëm se ligjet e integrimit janë “pesë me hiç” përpara koncepteve të reja me të cilat po funksionon regjimi. Ai propozoi që në vend të kërkesave të Jorida Tabakut për integrimin në BE, Kuvendi të miratojë me urgjencë tri “nisma të larta”: ligjin “Besa” me konceptim nga Gysi, ligjin “Prania besnike” i projektuar nga sekseri ndërkombëtar i armëve Ron Yeffet, si dhe ligjin “Pasqyra” të sjellë nga Beqiraj në stil rokoko me balonë.

Teksa iu përgjigj Gazment Bardhit mbi akuzat se kryeministri po cenon pavarësinë e parlamentarizmit, Gjekmarkaj zbërtheu me ironi ekstreme servilizmin e deputetëve socialistë ndaj kreut të qeverisë.

“E ke gabim Gazment, keta ja bejne tete me dy atij dhe qeverise! Ramës i fërgëllojnë poturet si perdet nga era kur dritarja rri hapur kur kalon para këtyre zonjave e zotërinjve, kjo mazhorancë e ka aq për zemër parlamentarizmin sa ia bën terbiet pa gajle kryeministrit,” u shpreh deputeti demokrat.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

“Kthehuni në seanca!”/ Gjykata Administrative e Apelit pezullon bojkotin e avokatëve në GJKKO

Gjykata Administrative e Apelit ka pezulluar vendimin e Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë për bojkotin e proceseve gjyqësore. Vendimi i gjykatës ka të bëjë vetëm me Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO). Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala. Avokatët kanë bojkotuar prej dy muajsh seancat gjyqësore në shenjë kundërshtie […]

Pas Ekonomikut, studentët marshojnë drejt Fakultetit të Drejtësisë: Bashkohuni me ne! 

Studentët vijojnë protestën në Tiranë. Pas Ekonomikut, të rinjtë...

Historia tronditëse/ 25-vjeçarja skoceze vdes në Durrës, pranë kishte vajzën 2-vjeçare

Nga Stephen Kinninmonth, CENTRAL FIFE TIMES Janë bërë homazhe për...