Kryeministri Edi Rama vizitoi sot Universitetin e Vlorës, përpara se të ndalej në Parkun Aulona, i cili shtrihet përgjatë bulevardit kryesor të qytetit.
Gjatë qëndrimit në këtë zonë, burime bëjnë të ditur se Rama ka theksuar se Parku Aulona do të transformohet në një ambient publik. Sipas tij, kjo hapësirë do të shndërrohet në një lulishte dhe zonë të gjelbër që do t’u shërbejë banorëve të Vlorës.
Ky projekt ka për qëllim t’i japë një funksion të ri urban kësaj pjese të qytetit, duke e bërë atë më të aksesueshme për komunitetin lokal në një nga zonat qendrore të Vlorës.

