Rusi/ Orteku vret 11 persona dhe plagos 6 të tjerë

Publikuar me datë:

Në Republikën e Kabardino-Barkisë në Rusi, një ortek ka shkaktuar 11 viktima dhe ka lënë gjashtë persona të plagosur, njoftoi të hënën Ministria rajonale e Situatave të Emergjencave.

Ngjarja ndodhi të shtunën, kur një grup prej 33 alpinistësh u përfshi nga orteku në Grykën e Bezengut, sipas të dhënave të ministrisë. Prej tyre, dhjetë persona arritën të shpëtonin dhe të zbrisnin vetë nga mali, ndërsa ende nuk dihet asgjë për fatin e gjashtë të tjerëve.

Ministria bëri të ditur se 56 ekipe shpëtimi janë mobilizuar në zonën e ngjarjes.

“Operacionet e kërkim-shpëtimit po ndërlikohen nga terreni i vështirë dhe rreziku i orteqeve të tjera”, thanë autoritetet. Ata shtuan se një helikopter Mi-8, së bashku me një helikopter komercial, do të përfshihen në operacion sapo të krijohen kushte më të favorshme atmosferike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Spanja përjetoi verën më të nxehtë në historinë e matjeve të temperaturës

Spanja ka përjetuar verën më të nxehtë që nga...

Zjarr në Topojë të Fierit, digjen pemë dhe shkurre

Një zjarr ka shpërthyer në një zonë toke në...