Rrezik në Krastë të Krujës, flakët përhapen me shpejtësi! Rrezikohen rreth 20 banesa, banorët kërkojnë ndërhyrje nga ajri

Publikuar me datë:

Një situatë alarmante raportohet mbrëmjen e sotme në zonën e Krastës në Krujë, ku një vatër zjarri po përhapet me shpejtësi dhe po rrezikon zonat e banuara. Sipas raportimeve të banorëve të zonës për BalkanWeb, flakët kanë përfshirë një pjesë të madhe të kodrës, ndërsa rreth 20 banesa ndodhen në rrezik për shkak të avancimit të zjarrit.

Banorët shprehen të shqetësuar për përmasat e flakëve dhe thonë se në vendngjarje ndodhet vetëm një automjet zjarrfikës. Sipas tyre, përballimi i një zjarri të përmasave të tilla me vetëm një mjet është i pamundur.

Për këtë arsye, banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme me mjete të tjera zjarrfikëse, si dhe mbështetje nga ajri për të frenuar përhapjen e flakëve drejt banesave. Zona e Krastës është përballur edhe më herët me vatra të fuqishme zjarri, të cilat kanë rrezikuar banesa dhe zona pyjore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Prishtina në vazhdën e rezultateve pozitive, Llapi feston fitoren e parë të sezonit

Prishtina ka vazhduar formën e shkëlqyer në Albi Mall...

Protestuesit gjuajnë me vezë makinën e deputetes Ilva Gjuzi. Shoqërohen Adriatik Lapaj dhe Shpend Gashi

Situata të tensionuara janë regjistruar jashtë mureve të parlamentit,...

Krumë/ Të shtëna me armë, plagoset 29-vjeçari, identifikohet autori

Një i ri 29-vjeçar u plagos me armë zjarri...

Bllokohet përkohësisht kalimi në aksin Levan-Fier, shkak pishat e dëmtuara nga zjarri

Për rreth 30 minuta, trafiku në segmentin rrugor Levan-Fier...