Po rregullonte depozitën në banesë, 27-vjeçarin e zë korenti, humb jetën në spital
Kamëz/ 26-vjeçari përplas makinën e policisë, 2 efektivë të plagosur
Një 30-vjeçar është vënë nën hetim nga Policia në Kamëz, pasi dyshohet se ka qëlluar në ajër me një pistoletë të dyshuar manovër, në rrethana që lidhen me zhvillimin e një ceremonie martesore.
Sipas njoftimit të Policisë, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 po kryejnë veprimet hetimore në ngarkim të shtetasit me inicialet F. K., 30 vjeç.
Sipas të dhënave paraprake, 30-vjeçari po lëvizte në drejtim të Institutit, kur dyshohet se ka qëlluar në ajër me armën e dyshuar manovër.
Në vijim të veprimeve hetimore, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar pistoletën, e cila dyshohet të jetë armë manovër, në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale janë referuar pranë autoriteteve kompetente për vijimin e hetimeve dhe përcaktimin e përgjegjësive ligjore.

