Vatër e re zjarri në masivin pyjor të Tërbunit në Pukë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Publikuar me datë:

PUKË- Një zjarr i ri ka shpërthyer në pyjet e Tërbunit, vetëm disa ditë pas një tjetër vatre që përfshiu rreth 3 mijë hektarë të kësaj zone malore.

Flakët janë konstatuar këtë herë në një sektor tjetër të masivit pyjor, me autoritetet lokale që shprehin shqetësim pasi terreni i ashpër dhe dendësia e lartë e bimësisë po vështirësojnë përpjekjet për shuarjen e zjarrit.

Dyshohet se zjarrvënia është e qëllimshme, teksa hetimet dhe verifikimet për shkaqet e ngjarjes priten të kryhen nga institucionet përkatëse.

Ndërkohë, shërbimet zjarrfikëse janë mobilizuar drejt zonës së Tërbunit për të ndërhyrë, edhe pse aktualisht po përballen me disa vatra të tjera aktive në rajone të ndryshme.

Rëndësia e masivit të Tërbunit është shtuar së fundmi, pasi Bashkia ka nisur procesin e konsultimeve për ndërtimin e një parku eolik në këtë zonë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Netanyahu kërcënon Iranin: Do të marrë një goditje që as nuk e imagjinon

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka paralajmëruar se një...

Nga Lezha te Rrësheni, operacionet më të vështira të RENEA-s: Flet komandanti

Duket se ngjarje të vështira dhe me një tjetër...

Zjarr i madh në Kropisht të Selenicës, flakët rrezikojnë banesat

Pasditen e sotme, një zjarr i madh ka përfshirë...