Flakët e zjarrit po përhapen në zonën e pyllëzuar, ndërsa situata vijon të mbetet problematike për shkak të terrenit dhe kushteve të favorshme për përhapjen e zjarrit.
Zef Dushi, banor i zonës, tregon për dëmet e shkaktuara pranë banesës së tij nga zjarri. Ai thotë se janë djegur ullinj dhe mjete bujqësore, teksa apelon për ndihmë nga shteti.
Ndërkohë, një tjetër banor kërkon ndërhyrjen e helikopterit në zonë, pasi në të kundërt situata mund të përkeqësohet.
Në terren janë angazhuar forca të ushtrisë dhe zjarrfikës, të cilët po punojnë për vënien nën kontroll dhe izolimin e vatrave të zjarrit. Ndërkohë, shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta.
- Shkoder
- zjarr

