Zjarri në Bardhaj dhe Myselim, Duda: Situata nën kontroll, rreziku për banesat është evituar

Publikuar me datë:

Situata e zjarrit në zonën e Bardhajt dhe Myselimit, në Bashkinë Shkodër, paraqitet më e qetë pas ndërhyrjes së koordinuar nga toka dhe ajri.

Sipas Prefektes së Qarkut Shkodër, Holta Duda, ndërhyrja nga ajri me helikopter të Forcave të Armatosura, e kombinuar me veprimet nga toka të efektivëve të MZSH Shkodër dhe forcave operacionale vendore, ka bërë të mundur uljen e ndjeshme të intensitetit të flakëve.

Aktualisht, rreziku për banesat është evituar dhe nuk ka kërcënim të drejtpërdrejtë për zonat e banuara.

Zjarri vijon të jetë aktiv në një sipërfaqe me pyll pishe dhe bimësi të ulët, ndërsa ekipet në terren po punojnë për izolimin dhe shuarjen përfundimtare të vatrës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Bolivi/ 2 shpërthime në kazermë ushtarake, të paktën 10 viktima

Dhjetë persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë...

SHKODRA E FITUAR NGA PS-ja, POR E QEVERISUR NGA PD-ja?

Në 2023, Benet Beci mori 34.531 vota, ndërsa Bardh Spahia 22.804. Shkodranët votuan. Zgjodhën Becin. Zgjodhën PS-në. Dhe pas shumë vitesh, bashkia kaloi nga e djathta tek socialistët. Por sot, tre vjet më vonë, po ndodh një gjë që të paktën politikisht është skandaloze. Bekim Mema pritet të bëhet nënkryetar i Bashkisë Shkodër. Po, pikërisht […]

Fier/ Tre vatra zjarri ende aktive në Peshtan, Levan dhe Frakull

Situata e zjarreve në Fier është stabilizuar, me autoritetet...