Elbasan/ Përfshihet nga flakët automjeti brenda tunelit

Publikuar me datë:

Mesditën e së shtunës, një makinë tip “Ford” u përfshi nga flakët brenda tunelit panoramik të aksit Elbasan–Tiranë.

Zjarri shpërtheu pikërisht në momentin kur automjeti po kalonte tunelin, duke shkaktuar panik për drejtuesin dhe duke vështirësuar qarkullimin në këtë pjesë të rrugës.

Për të përballuar situatën, forcat zjarrfikëse të Elbasanit, të cilat ishin të vendosura pranë fshatit Bradashesh, ndërhynë menjëherë për të shuar flakët.

Falë ndërhyrjes së tyre të shpejtë, zjarri u vu nën kontroll pa u përhapur më tej.

Ngjarja kaloi pa lëndime për persona, raportojnë autoritetet.

Arsyeja e shpërthimit të zjarrit në automjetin “Ford” ende nuk është përcaktuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Bolivi/ 2 shpërthime në kazermë ushtarake, të paktën 10 viktima

Dhjetë persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë...

SHKODRA E FITUAR NGA PS-ja, POR E QEVERISUR NGA PD-ja?

Në 2023, Benet Beci mori 34.531 vota, ndërsa Bardh Spahia 22.804. Shkodranët votuan. Zgjodhën Becin. Zgjodhën PS-në. Dhe pas shumë vitesh, bashkia kaloi nga e djathta tek socialistët. Por sot, tre vjet më vonë, po ndodh një gjë që të paktën politikisht është skandaloze. Bekim Mema pritet të bëhet nënkryetar i Bashkisë Shkodër. Po, pikërisht […]

Fier/ Tre vatra zjarri ende aktive në Peshtan, Levan dhe Frakull

Situata e zjarreve në Fier është stabilizuar, me autoritetet...