“Gomerët e trojeve” çon humorin shkodran në Korçë, Teatri “Migjeni” pjesë e Koko Fest

Publikuar me datë:

Nata e shtatë e “Koko Fest” solli në Teatrin “Andon Zako Çajupi” trupën teatrore “Migjeni” nga Shkodra, e cila prezantoi komedinë e zezë “Gomerët e trojeve”. Nën drejtimin dhe autorësinë e Gent Bejkos, kjo shfaqje shpalosi një ndërthurje mes antikitetit dhe realitetit të sotëm duke përdorur humor, ironi dhe satirë për të vënë në pah plagët sociale e politike në Shqipëri.

“Për mua është disata herë që kam luajtur në këtë teatër të mrekullueshëm, është disata herë që vij, dhe sinqerisht ta them: të vish në Korçë, sidomos në anën time personale si Jozef, por edhe si shkodran, është një ndjenjë e veçantë. Dashuria jonë ndaj këtij qyteti është gjithmonë shumë e madhe, sepse Korça është kaq artdashëse dhe kaq punëtore për artin.” – u shpreh aktori Jozef Shiroka.

“Mesazhet e shfaqjes, ashtu siç kanë qenë në antikitet, nuk kanë ndryshuar asgjë. Edhe në ditët e sotme janë të njëjtat problematika, është i njëjti mentalitet. Luftrat janë po të njëjta, marrëdhënia e njerëzve është po e njëjtë: intriga, dhunë, vjedhje, korrupsion, çdo gjë. Thjesht ndryshon koha dhe gjeografia, por gjithçka mbetet e njëjtë. Kështu që antikiteti i ardhur në kohët e sotme nëpërmjet kësaj shfaqjeje është një mesazh që i tregon shoqërisë se ne, si shoqëri, së pari duhet të ndryshojmë.” – theksoi aktori Nikolin Ferketa.

Vepra shfrytëzoi situata komike dhe një gjuhë të mprehtë satirike për të krahasuar të shkuarën me realitetin aktual, duke nxitur audiencën të reflektojë mbi sfidat që ende përballet shoqëria shqiptare. Shfaqja shkodrane u mirëprit nga spektatorët e Korçës, teksa festivali vijon të sjellë në skenë trupa teatrore nga të gjitha trevat shqipfolëse.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

SHKODRA E FITUAR NGA PS-ja, POR E QEVERISUR NGA PD-ja?

Në 2023, Benet Beci mori 34.531 vota, ndërsa Bardh Spahia 22.804. Shkodranët votuan. Zgjodhën Becin. Zgjodhën PS-në. Dhe pas shumë vitesh, bashkia kaloi nga e djathta tek socialistët. Por sot, tre vjet më vonë, po ndodh një gjë që të paktën politikisht është skandaloze. Bekim Mema pritet të bëhet nënkryetar i Bashkisë Shkodër. Po, pikërisht […]

Fier/ Tre vatra zjarri ende aktive në Peshtan, Levan dhe Frakull

Situata e zjarreve në Fier është stabilizuar, me autoritetet...

SHBA godet 3 cisterna nafte të lidhura me Iranin, CENTCOM: I paaftësuam dhe shkatërruam

Forcat amerikane kanë sulmuar tre cisterna nafte të lidhura...