Rusët sulmojnë me dron zyrën e kreut të Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës

Publikuar me datë:

Një dron rus Shahed ka sulmuar ndërtesën e Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës (SBU) në Kiev, në një incident që autoritetet ukrainase e kanë përshkruar si veçanërisht të rëndë për shkak të shënjestrimit të objektivit.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, deklaroi se droni ishte programuar të godiste drejtpërdrejt zyrën e shefit të SBU-së, Oleksandr Poklad, duke e cilësuar këtë akt si një tentativë për atentat ndaj kreut të shërbimit të inteligjencës së Ukrainës.

“Droni ishte drejtuar drejtpërdrejt në zyrën e kreut të SBU-së në këtë ndërtesë”, theksoi ai.

Zelensky njoftoi se i ka kërkuar Pokladit të përgatisë një kundërpërgjigje ndaj Rusisë, të cilën ai kërkoi që të jetë “adekuate, e ndjeshme dhe, nëse është e mundur, simetrike”.

“Ushtria jonë do ta mbështesë këtë përgjigje”, shtoi presidenti ukrainas, duke mos zbuluar detaje mbi mënyrën sesi do të realizohet kundërpërgjigjja.

Dronët Shahed janë shndërruar në një element kyç të strategjisë ajrore të Rusisë kundër Ukrainës, ndërkohë që Kievi ka theksuar vazhdimisht gatishmërinë për të reaguar ndaj këtyre sulmeve përmes objektivash ushtarakë dhe të sigurisë brenda Rusisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

De Sousa:“Shqipëria, shumë shpejt anëtare e BE. Mbështes integrimin në union

Sofia Morera de Sousa, ambasadorja e re e Bashkimit Evropian, ka dhënë mesazhin e saj të parë pasi mori detyrën në Tiranë, duke theksuar se do të jetë plotësisht e përkushtuar në mbështetjen e Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në BE. Ajo vlerëson se ky është një moment kyç për vendin, duke theksuar se misioni […]

5 vende të BE-së planifikojnë qendra deportimi jashtë territorit për migrantët

Pesë shtete anëtare të Bashkimit Evropian kanë arritur konsensus...

Qinam/ Zjarr pranë depos së dinamitit, forcat e emergjencës në vendngjarje

Një vatër zjarri me rrezikshmëri të lartë është aktivizuar...