Zjarri përfshin pyjet pranë Mukjes, flakët përhapen me shpejtësi të ndihmuara nga era

Publikuar me datë:

Një vatër zjarri është regjistruar në fshatin Greps, në afërsi të Mukjes, në Njësinë Administrative Nikël.

Pas sinjalizimit për flakët, në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse nga Kruja dhe Tirana, të cilat po punojnë për lokalizimin dhe vënien nën kontroll të zjarrit.

Situata paraqitet e vështirë, pasi flakët po favorizohen nga era, duke përshpejtuar përhapjen e zjarrit në sipërfaqe me pyje dhe shkurre.

Raportohet se zjarri ka përfshirë hektarë të tëra me bimësi, ndërsa ekipet zjarrfikëse vijojnë operacionin në terren për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve.

Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa ndërhyrja vijon për izolimin e vatrës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Propagandë me fëmijët në nevojë/ Benet Beci i përdor në videon e radhës

Një tjetër video me fëmijë në qendër nga Benet...

Himarë/ Qëlloi me pistoletë në ajër pas konfliktit, arrestohet 53-vjeçari

 Një 53-vjeçar është arrestuar në flagrancë në fshatin Bunec,...