Kaosi te ‘Los Blancos’/ Pezullim, gjobë dhe madje largim nga Real Madridi, Tchouaméni dhe Valverde rrezikojnë masë ekstreme

Publikuar me datë:

Real Madrid ka hapur një proces disiplinor të thelluar ndaj dy prej lojtarëve të ekipit të parë, Aurélien Tchouaméni dhe Federico Valverde, pas një incidenti serioz mes tyre gjatë dy ditëve radhazi në ambientet e klubit.

Sipas raportimeve, përplasja mes dy mesfushorëve ka qenë edhe fizike, ndërsa në incidentin e dytë situata ka eskaluar deri në atë pikë sa Valverde ka përfunduar në spital për trajtim mjekësor. Pavarësisht deklaratave të uruguajanit që ka mohuar agresionin direkt, klubi madrilen ka konfirmuar ngjarjen dhe ka vendosur të hapë hetim zyrtar, duke emëruar edhe një instruktor të posaçëm për rastin.

Sipas mediave sportive, të dy lojtarët rrezikojnë masa të rënda disiplinore që variojnë nga pezullimi deri në 200 ndeshje dhe ndalimi i pagesës së pagës, si dhe gjoba të konsiderueshme financiare. Në varësi të vlerësimit të incidentit, ndëshkimi mund të jetë nga 3 deri në 10 ndeshje në rast “të rëndë”, ose nga 11 deri në 20 ndeshje në rast “shumë të rëndë”.

Sipas rregullores së brendshme të klubit dhe marrëveshjes kolektive mes LaLiga-s dhe shoqatës së futbollistëve AFE (Asociación de Futbolistas Españoles), skenari më ekstrem nuk përjashton as mundësinë e ndërprerjes së kontratës.

Hapja e këtij procesi tregon seriozitetin maksimal të situatës, ndërsa hetimi pritet të zgjasë disa javë. Të dy futbollistët do të marrin zyrtarisht akuzat dhe do të kenë mundësi të mbrohen përpara se të merret një vendim përfundimtar.

Mbetet për t’u parë nëse çdo ndëshkim eventual do të zbatohet brenda këtij sezoni apo do të shtyhet për sezonin e ardhshëm, në një moment kur Real Madridi ndodhet në një fazë vendimtare të sezonit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Rritet sërish çmimi i naftës

Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet...

Sekuestrohet vila e Belinda Ballukut në Dhërmi, i rëndohet pozita penale

SPAK ka vënë nën sekuestro vilën e Belinda Ballukut...

Sukses i jashtëzakonshëm për Teatrin “Migjeni”, tre çmime për shfaqjen “Offline për një Ditë”

Shfaqja “Offline për një Ditë”, premierë e Teatrit “Migjeni”...