Partia Demokratike ka njoftuar mbajtjen e protestës kombëtare mbrëmjen e kësaj të premte, e cila synon të jetë masive, pavarësisht kushteve jo të favorshme të motit.
Deputeti i PD, Ivi Kaso në një intervistë për edicionin e lajmeve në Syri Tv, nën moderimin e Arnold Kariqit, tha se demokratët kanë qenë prej ditësh në terren duke takuar qytetarët, për një pjesëmarrje sa më të lartë.
Kaso tha se ekzistojnë "1001 arsye" për të protestuar kundër regjimit aktual, megjithatë, ai pranon se shumë qytetarë hezitojnë të bashkohen për shkak të presionit në vendin e punës, vështirësive ekonomike dhe frikës nga pasojat.
“Një nga qëllimet kryesore të këtyre protestave është vrasja e frikës, në mënyrë që njerëzve të mos u shqetësohen të dalin dhe të shprehin reagimin e tyre të lirë,” deklaroi ai.
Ligjvënësi demokrat iu përgjigj edhe drejtorit të ri të Policisë së Shtetit, Skënder Hitaj, i cili pati thënë se protesta lejohet vetëm në bulevard.
Për opozitën, deklarata është "provokim" dhe tejkalim i kompetencave ligjore, ndërsa Kaso theksoi se roli i vetëm i policisë është të garantojë mbarëvajtjen e protestës dhe jo të përcaktojë vendndodhjen e saj.
“Ligji nuk ia njeh policisë këtë të drejtë. Vendin se ku dhe si zhvillohet protesta e përcaktojnë organizatorët dhe qytetarët,” tha deputeti demokrat, duke shtuar se Kushtetuta ua garanton këtë të drejtë.
Pavarësisht tensioneve, pritshmëritë janë për një protestë masive, ku pjesëmarrja dhe “zemërata e njerëzve” do të përcaktojnë dinamikën e saj.
Organizimi ka nisur sigurisht prej ditësh për një protestë kombëtare e cila synon që të jetë masive dhe e tillë parashikohet që të jetë, pavarësisht motit i cili nuk premton për mirë, në kuptimin që nuk favorizon këtij lloj grumbullimesh. Por gjithsesi demokratët janë në terren prej ditësh, kanë takuar njerëz, nuk kanë lënë derë pa trokitur dhe ka patur, le të themi, një angazhim të të gjitha strukturave në mënyrë që protesta t’i përmbushë ato pritshmëritë e pjesëmarrjes së njerëzve, jo vetëm njerëz të strukturave, por mbi të gjitha ata qytetarë që kanë 1001 arsye për të qenë të revoltuar dhe për të protestuar ndaj këtij regjimi, por që për shkak të presionit që u bëhet në vendin e punës, për shkak të presionit që i bëhet me bukën e gojës, dhe mbi të gjitha për shkak të frikës nga pasojat që kjo mazhorancë dhe kjo qeveri nuk ka hezituar ndonjëherë t’i përdori ndaj njerëzve të thjeshtë të këtij vendi të cilët ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të dalë dhe për të protestuar, ndoshta kanë frikë ose ndoshta ë kanë merak se i shohin edhe të nesërmen u trokasin te dera siç ka ndodhur shpesh. Ne jemi në kontakt të përditshëm me ta dhe mbi të gjitha jemi vetë aty për t’ua nxjerrë frikën sepse një nga qëllimet kryesore të këtyre protestave kaq të vazhdueshme dhe kaq masive, mbi të gjitha ka qenë ajo e realizimit të një misioni jetik për Shqipërinë, që në këto kohë të vështira të vritet frika dhe njerëzit të mos shqetësohen që të dalin dhe të shprehin reagimin e tyre të lirë. Kështu që, në këtë kontekst ka qenë edhe takimet, ka qenë edhe sensibilizimi dhe shpërndarja e fletëpalosjeve, sepse arsye për të protestuar ka jo pak dhe kjo qeveri dhe kjo mazhorancë që kontrollon të gjitha pushtetet, të ofron arsye përditë.
Siç e dëgjuat dhe në mesazhin e sekretarit të përgjithshëm, jo më larg se ditën e djeshme, një nga personat i cili ka shpërdoruar miliona dhe dhjetëra miliona të fondeve publike në tendera sekret që jepen drejtpërsëdrejti koordinatorit qeveritar të krimit të organizuar, i jepen drejtpërsëdrejti kompanive të preferuara të lidhura me drejtpërsëdrejti me familjen e kryeministrit Rama, doli nga masa e sigurisë e arrestit në shtëpi, vetëm me një detyrim paraqitje, ndërkohë që qindra qytetarë, mijëra të tjerë të cilët nuk kanë lidhje me pushtetin, vazhdojnë dergjen në burgje, siç është bërë tashmë ditur që pjesa më e madhe, 50% e personave të cilët janë, popullojnë ose mbipopullojnë burgjet shqiptare, janë të arrestuar në pritje të gjykimit, banda kriminale e AKSHI-t të dhënat sensitive të shqiptarëve i ka lënë minimalisht në duart e krimit të organizuar dhe për të mos shkuar më tej në cenimin e sigurisë kombëtare, çka përbën një shqetësim edhe për NATO-n, vend i cilit neve jemi, del me detyrim paraqitje sikur nuk ka ndodhur asgjë dhe nuk do të çuditem në qoftë se ditën e hënë do ta shoh përsëri në në krye të detyrës që ushtron për llogari të familjes së kryeministrit, duke firmosur tenderat e radhës dhe mbushjen e xhepave të radhës.
Për ne ka rëndësi pjesëmarrja e njerëzve për të treguar që siç e thashë përpara, demokratët janë në këmbë, demokratët janë shumë dhe demokratët nuk kanë frikë. As të dalin, por nuk kanë frikë as të përballen, në qoftë se siç kemi parë dhe herë të tjera, ata provokohen ose në qoftë se, le të themi, policia, siç nuk ka hezituar të bëjë në protestat e fundit, veçanërisht te protesta e datës 17 prill, përdor një dhunë të pajustifikuar, të paarsyeshme ndaj çfarëdo lloj eksponenti të opozitës, ndaj të rinjve, ndaj të moshuarve, ndaj deputetëve, ndaj kujtdo që i del përpara, thjesht dhe vetëm për të ngjallur terror, për të shpërndarë protestën në mënyrë të pajustifikuar, çka del jashtë tagrit të saj, tagër të cilin ajo e ka vetëm për të garantuar protestën, dhe mbi të gjitha, për të trembur njerëzit që të mos dalin më në protestë. Sigurisht dinamikën edhe ecurinë e protestës e përcakton mbi të gjitha pjesëmarrja e njerëzve, si dhe zemërata e tyre, dhe le të themi që nga ana jonë si organizatorë janë marrë që të gjitha masat që t’i përgjigjemi çfarëdo lloj skenari të provokimeve që mund të ketë ose të infiltrimeve që mund të ketë të policisë në radhët e protestuesve, të cilët vijnë aty për të ushtruar paqësisht të drejtën e tyre të protestës, por jo rrallë herë kemi parë që eksponentë ose persona të infiltruar nga policia kanë nditur akte dhune dhe kanë bërë që protestat të marrin një rrjedhë të paparashikuar. Pritshmëritë i kemi të mira për një protestë masive dhe sigurojmë gjithë shqiptarët që ne jemi aty bashkë me ta për të bërë që gjithçka të shkojë mirë.
Besoj që drejtori i ri i policisë e mori përgjigjen nga selia e Partisë Demokratike, ku në një deklaratë për shtyp deputeti dhe nënkryetari i Komisionit të Sigurisë, zoti Klevis Balliu, i rikujtoi Policisë së Shtetit tagrin e vet dhe të vetëm ligjor që ajo ka, që të garantojë një protestë të qetë. Se ku, si zhvillohet protesta, atë ligji e lë në dorë të njerëzve të cilët kanë dëshirë të mblidhen, të tubohen dhe të protestojnë. Policia e Shtetit nuk ka asnjë tagër që të lejojë protestën në një vend të caktuar dhe të mos ta lejojë në një vend tjetër. Ligji nuk ja njeh këtë të drejtë. Ligji vetëm në raste të caktuara, për shkak të interesit të lartë kombëtar, në një moment të caktuar mund ta detyrojë Policinë e Shtetit që të ndërhyjë për të garantuar një, një interes më madhor, pra interesin e shëndetit të dikujt ose interesin e sigurisë së dikujt tjetër. Por përveç kësaj, vendi ku mbahet protesta, mënyra paqësore si zhvillohet protesta, gjithçka tjetër janë në tagrin e atyre që vendosin të tubohen, vendosin të protestojnë dhe në këtë rast të organizatorëve të protestës, që është Partia Demokratike e Shqipërisë, e cila i ka thirrur. Kështu që kjo deklaratë duhet lexuar si provokim i paraprak i Policisë së Shtetit për t’u treguar vendin protestuesve, në thonjëza, dhe Partisë Demokratike, sikur është policia ajo që ka në dorë fatin se ku do protestohen ose ku nuk do protestohen. Po të ishte për Policinë e Shtetit, sigurisht do të preferonte që të mos protestonin fare ose do të preferonte që të mos protestonim në qendër as përballë zyrës së kryeministrit, as kudo tjetër. Por për fat të mirë, Kushtetuta dhe ligji për tubimet na japin të drejtë ne, si çdo qytetari që organizon një protestë, që të mos i marrim dorën Policisë së Shtetit në këtë pjesë.