“Administratë part-time dhe drejtues nga jashtë”/ Tedi Kopliku kritika Bashkisë Shkodër për emërimet

Publikuar me datë:

Një reagim kritik vjen nga Tedi Kopliku, ish-kandidat për deputet i PD dhe drejtues i departamentit “Brain Gain”, i cili ngre shqetësimin për emërimet në Bashkinë Shkodër. Sipas tij, administrata lokale po mbushet me drejtues të ardhur nga qytete të tjera, ndërsa profesionistët shkodranë po lihen jashtë institucioneve që drejtojnë qytetin. Në postimin e tij, Kopliku ironizon lëvizjet e fundit në administratë dhe vë në diskutim lidhjen që drejtuesit aktualë kanë me Shkodrën dhe problematikat e saj.

Reagimi i plotë

Rrokadë në Administratën e Jabanxhive.

Administrata part-time e Kryetarit të Bashkisë Shkodër pëson ndryshime. Berti i Urbanistikës (Drejtoria e Lejeve të Ndërtimit) nga Saranda i lë vendin Dorinës së Durrësit.

Bashkia Shkodër vazhdon me parimin: punë ka, por profesionistë shkodranë nuk gjejmë. Ndoshta për vjedhje, sepse urbanistë, njohës e dashamirës të qytetit ka plot. Edhe të majtë.

Jo vetëm profesionistë, por as këshilltarë nuk gjejmë më në Shkodër. Berti nga Saranda, me shumë mundësi, kalon nga drejtor në këshilltar i të pandehurit. Për të mos u lodhur duke ardhur nga Saranda dy herë në javë, por për ta këshilluar nga bregdeti Kryetarin e Investimeve Kapitale.

Prejardhja e tyre nuk përbën problem vetëm për faktin që nuk e shpjegon rroga zhvendosjen e tyre në një qytet tjetër (nëse nuk vijnë vetëm për të vjedhur), por problemi kryesor është se Shkodra nuk mund të drejtohet nga njerëz pa asnjë lidhje emocionale me qytetin dhe që nuk e njohin atë.

Shkodra duhet t’i kthehet qytetit një minutë e më parë. Boja e fasadave nuk mban përjetësisht.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Shpërthim me tritol në Kurbin

Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar...

Aksident pranë Fabrikës së Miellit, makina përplas motorin, një i plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të...