“Të padenjë”/ Rama kërcënon deputetët: Ndërhyrjet me telefon për punësimet, vepër penale! Tarafet dhe shokët…

Publikuar me datë:

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një mesazh “kërcënues” për deputetët në mbledhjen e tij me grupin parlamentar socialist.

Rama u shpreh se do të propozojë që çdo ndërhyrje e një deputeti në telefon për të futur një njeri në punë të konsiderohet vepër penale.

Unë do propozoj që çdo ndërhyrje e një deputeti në telefon për të futur një njeri në punë të konsiderohet vepër penale. Do e propozoj këtë, do u shoh të gjithëve në sy dhe do u kërkoj që ta votoni.

Çdo mesazh i dërguar, që fut këtë në punë dhe shikoje pak atë, të konsiderohet vepër penale. Kjo, sepse një deputet që e bën këtë nuk është i denjë, pasi po bën padrejtësi mbi ata qytetarë, që nuk janë pjesë e rrethit të tij, që nuk janë pjesë e familjes së tij, që nuk janë pjesë e rrënjëve të tarafit të tij dhe që nuk janë shokë fëmijërie të tij. Nuk mundet që të shikojnë fëmijët e tyre duke i rritur me mijëra halle, të mësojnë fort dhe në fund shohin që fëmijët e tyre parakalohen vetëm nga mesazhet e deputetit. Vepër penale”, deklaroi Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Situata alarmante në Lundre, zjarri po avancon drejt Shkopetit

Situata në fshatin Lundre paraqitet shumë e agravuar dhe...

Vlorë/ Drejtonte gomonen i dehur, rrezikoi pushuesit në Triport, gjobitet me 50 mijë lekë

Një drejtues gomoneje është ndëshkuar me 50 mijë lekë...

Vrasja e Viktor Bardhit në Mirditë, drejtori i Policisë së Lezhës: Kemi persona të shoqëruar…

Drejtori i Policisë së Lezhës, Ermal Muça, ka dhënë një deklaratë për mediat nga vendi ku u gjet i vrarë Viktor Bardhi në Ndërfushas të Mirditës ndërsa tha se ka disa persona të shoqëruar në lidhje me këtë ngjarje. “Kemi të shoqëruar, por s’mund të ndajmë informacione të tjera në këtë moment. Armët e krimit […]