Dikur në radarët e Partizanit dhe Vllaznisë, ish-sulmuesi i U-21 zgjedh vazhdimësinë në “tokën e milionave”

Shefit Shefiti është zyrtarizuar tek Al-Oroba në kategorinë e dytë të Emirateve të Bashkuara Arabe. Sulmuesi u largua nga Hata në elitë për të luajtur një kategori më poshtë.

Emri i tij nuk është i padëgjuar në Shqipëri, edhe pse asnjëherë nuk u zyrtarizua një transferim. Partizani dhe Vllaznia janë dy pista të dëgjuara më parë për Shefitin.

Ish-sulmuesi i Kombëtares U-21 ishte shumë pranë kalimit te Partizani. Një marrëveshje e cila dështoi vetëm në fund. Më pas emri i tij qarkullonte edhe te Vllaznia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe