Dashi
Je shumë i aftë për intensitet, por shpesh ke tendencë të fshihesh pas një indiference të dukshme dhe një qëndrimi “çdo gjë vjen lehtë, çdo gjë shkon lehtë”. Megjithatë, sot, lejo pasionin tënd të shfaqet. Trego se si ndihesh dhe do të jesh i kënaqur me rezultatin.
Demi
Partneri juaj mund të ketë diçka në mendje, të cilën së shpejti do ta zbuloni se, në fakt, është një plan mjaft i mirë. Por kjo përfshin një ndjenjë më të thellë angazhimi nga ana juaj. Kjo do tëvërë në provë vërtet marrëdhënien tuaj. Nëse jeni gati të hyni në një marrëveshje të tillë, atëherë e tëra çfarë duhet të bëni është të thoni “po”.
Binjakët
Mund të ndjeni një tërheqje të fortë sot ndaj dikujt që deri më tani mund ta keni vënë re vetëm kalimthi. Ndiheni shumë të tërhequr në mënyra të pashpjegueshme, pasi nuk e njihni mirë këtë person. Është një ndjenjë që po ju tërheq si një magnet, gjithnjë e më afër.
Gaforrja
Sot ekziston një cilësi e mrekullueshme kujdesi të thellë dhe përkushtimi pasionant në marrëdhëniet tuaja të ngushta. Tani keni arritur në një fazë ku mendoni se dëshironi ta bëni marrëveshjen edhe më të përhershme ose të riangazhoheni në një farë mënyre. Vazhdoni me besim dhe gëzim!
Luani
Mendimi juaj është i qartë dhe logjik dhe kjo po ju ndihmon të zgjidhni çështjet e vështira me të cilat keni luftuar. Çelësi është të mos lejoni që egoja juaj t’ju pengojë në rrugën e vërtetë. Merrni vendime që mbështesin shpirtin tuaj të brendshëm, jo egon.
Virgjëresha
Dikush po të paraqet fakte të hidhura dhe në vend që t’i trajtosh këto fakte në mënyrë racionale, ka gjasa të shndërrosh gjithçka në një dramë të madhe dhe ta frysh situatën jashtë mase. Bëj çmos të qëndrosh i qetë.
Peshorja
Mendja juaj është në gjendje t’i zgjidhë gjërat me lehtësi. I shihni situatat ashtu siç janë dhe jeni shumë racionalë me vendimet tuaja. Problemi është se dikush po mburet dhe ai ose ajo po përpiqet t’ju lërë në hije. Mos u tërhiqni!
Akrepi
E vërteta është pikërisht para teje. Nuk ke nevojë të lexosh midis rreshtave për të kuptuar se çfarë po ndodh. Sa më shumë që përpiqesh t’i kuptosh gjërat sot, aq më konfuz do të bëhesh. E vërteta është e thjeshtë. Pranoje ashtu siç është.
Shigjetari
Presioni po vjen nga të gjitha anët dhe je i bllokuar. Tendenca jote është t’ua hedhësh fajin të tjerëve për një arsye ose një tjetër. Kjo nuk është një zgjidhje e shëndetshme. Përpiquni të kontrolloni veten.
Bricjapi
Cdo ide që keni do të shumëfishohet ose amplifikohet në një farë mënyre. Sigurohuni që t’i verifikoni qëllimet tuaja me të tjerët përpara se të ecni përpara pa kujdes. Kontrolloni situatën.
Ujori
Nuk do të jesh i kënaqur me punën tënde nëse nuk mund të shohësh rezultate të prekshme. Vetëm kur të mund ta prekësh, ta ndjesh dhe ta shohësh produktin e punës sate, do të jesh vërtet i përmbushur. Sigurohu që je në një rrugë që do të të çojë drejt këtij qëllimi të kënaqshëm.
Peshqit
Ka gjasa të përjetoni një ndjenjë të vërtetë pasioni. Bëhuni gati për një surprizë nga dikush që nuk e prisnit. Sa i përket aspektit profesional, nuk përjashtohet mundësia e një ndryshimi të vogël në vendin tuaj të punës.
Publikuar me datë:

