Hoxha takohet me zyrtaren e lartë amerikane, në fokus mbrojtja dhe siguria

Publikuar me datë:

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, është takuar me Nënsekretaren e Shtetit për Çështjet Politike të SHBA-së, Allison Hooker, gjatë pjesëmarrjes në Forumin Strategjik të Bledit.

Hoxha, përmes një postimi në rrjetin social X, bëri me dije se gjatë bisedimeve u theksua sërish rëndësia e marrëdhënieve strategjike mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai nënvizoi se të dyja palët janë të përkushtuara për të fuqizuar bashkëpunimin dypalësh në fusha të interesit të ndërsjellë.

“Ishte kënaqësi të takohesha me Nënsekretaren e Shtetit për Çështjet Politike, Allison Hooker, në margjinat e Forumit Strategjik të Bledit”, shkroi Hoxha.

Ministri sqaroi se, në vazhdën e diskutimeve të mbajtura në Uashington në muajin korrik, temë kryesore e takimit ishte bashkëpunimi në sektorin e mbrojtjes dhe sigurisë, si dhe koordinimi brenda NATO-s. Në mënyrë të veçantë, u bë referencë ndaj Samitit të Ankarasë dhe përgatitjeve për samitin e ardhshëm të Aleancës, që këtë herë do të organizohet në Shqipëri.

Gjatë bisedës është trajtuar edhe situata e sigurisë dhe zhvillimet më të fundit në Ballkanin Perëndimor. Palët vunë në dukje domosdoshmërinë e një angazhimi të pandërprerë për të ruajtur stabilitetin dhe sigurinë e rajonit.

Hoxha theksoi lidhjet e forta që ekzistojnë mes Shqipërisë dhe SHBA-së, të cilat mbështeten në vlera të përbashkëta demokratike, solidaritet transatlantik dhe përkushtim të përbashkët ndaj sigurisë.

“Ne mezi presim të vazhdojmë dialogun dhe bashkëpunimin tonë të ngushtë, me fokus në arritjen e rezultateve të prekshme që avancojnë interesat tona të përbashkëta dhe u sjellin dobi të dy vendeve tona”, përfundoi ministri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Protesta/ Bllokohen të dyja hyrjet e Kryeministrisë, policia thirrje: Zhbllokoni rrugën

Mbrëmjen e sotme, protesta e 94-të kundër qeverisë së...

SHBA rinis sulmet ndaj objektivave iraniane, shpërthime raportohen përgjatë bregdetit jugor

Të martën pasdite, më 1 shtator, një seri e re sulmesh ajrore amerikane ndaj caqeve iraniane po zhvillohet në zonën e zgjeruar të Ngushticës së Hormuzit, sipas raporteve nga terreni. Burime nga Irani njoftojnë për shpërthime në tre porte të mëdha – Bandar Abbas, Shirik dhe Jask – të vendosura përgjatë Ngushticës së Hormuzit. Raportime […]

Kombëtarja U-15 triumfon në Podgoricë, Shqipëria mposht 3-0 Malin e Zi në miqësore

Kombëtarja shqiptare U-15 e ka nisur me fitore serinë...