Nga Roskoveci në Ksamil e Lushnje, Hita përgëzon policinë: “Ndërhyrja e uniformave blu shpëtoi jetën e një vajze”

Publikuar me datë:

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skender Hita, në DVP Fier: “Vlerësim për punonjësit që shpëtuan jetën e një shtetaseje të marrë peng nga autori që vrau prindërit e saj dhe për kapjen e autorëve të dy ngjarjeve të rënda kriminale”

Gjatë takimit me drejtues dhe punonjës të DVP Fier, Drejtori i Përgjithshëm vlerësoi angazhimin, profesionalizmin dhe përkushtimin e efektivëve të Policisë, duke theksuar se reagimi në situata ku rrezikohet jeta e qytetarëve duhet të shërbejë si model për të gjitha strukturat e Policisë së Shtetit.

Në mënyrë të veçantë, Drejtori i Përgjithshëm Skënder Hita vlerësoi ish-shefin e Stacionit të Policisë Roskovec, Komisar Mariglen Koroveshaj, duke i akorduar gradën policore Kryekomisar. Nga sot, ai do të nisë një detyrë të re në strukturat e DVP Berat.

“E mora këtë vendim pa asnjë hezitim, sepse edhe Marigleni veproi pa hezitim për t’i shpëtuar jetën një vajze, e cila u mor peng nga ish-i dashuri i saj, pasi ai kishte vrarë më parë prindërit e saj. Në një prej situatave më të vështira me të cilat mund të përballet një punonjës policie, ai tregoi profesionalizëm, kurajë dhe përgjegjësi të lartë. Zgjodhi komunikimin dhe negocimin, arriti të krijojë kontakt me autorin, të menaxhojë situatën dhe, mbi të gjitha, të mundësojë shpëtimin e vajzës”, u shpreh Drejtori i Përgjithshëm Hita.

Duke vlerësuar punën e efektivëve të Policisë në dy ngjarjet e tjera, Drejtori i Përgjithshëm u shpreh se kapja e autorit të vrasjes së 20-vjeçarit portugez në Ksamil, i cili udhëtonte i fshehur në bagazhin e një automjeti, si dhe kapja e autorit të vrasjes së nënës dhe plagosjes së babait në Lushnjë, janë rezultat i punës në grup, koordinimit dhe profesionalizmit të punonjësve të Policisë, veçanërisht të Forcës së Posaçme “Shqiponja”.

“Në të dyja rastet, rezultati ishte produkt i punës në grup, i koordinimit dhe i profesionalizmit të punonjësve të Policisë, veçanërisht të efektivëve të Forcës së Posaçme “Shqiponja”. Këto reagime le të shërbejnë si model për mënyrën se si duhet të veprojnë çdo ditë punonjësit e Policisë, të cilët duhet të jenë gjithmonë aty ku qytetarët kanë më shumë nevojë për ta. Ky është misioni ynë dhe jam i vendosur të vlerësoj çdo punonjës policie që bën më shumë se detyra për të mbrojtur jetën dhe pronën e qytetarëve”, theksoi Drejtori i Përgjithshëm.

Në shenjë vlerësimi për punën e tyre, me propozim të Drejtorit Vendor të Policisë Fier, efektivët e angazhuar në këto operacione do të shpërblehen me nga një pagë mujore.

Në vijim, Drejtori i Përgjithshëm Hita theksoi se puna e Policisë duhet të jetë e përditshme, profesionale dhe e orientuar te mbrojtja e jetës, pronës dhe sigurisë së qytetarëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

SHBA rinis sulmet ndaj objektivave iraniane, shpërthime raportohen përgjatë bregdetit jugor

Të martën pasdite, më 1 shtator, një seri e re sulmesh ajrore amerikane ndaj caqeve iraniane po zhvillohet në zonën e zgjeruar të Ngushticës së Hormuzit, sipas raporteve nga terreni. Burime nga Irani njoftojnë për shpërthime në tre porte të mëdha – Bandar Abbas, Shirik dhe Jask – të vendosura përgjatë Ngushticës së Hormuzit. Raportime […]

Kombëtarja U-15 triumfon në Podgoricë, Shqipëria mposht 3-0 Malin e Zi në miqësore

Kombëtarja shqiptare U-15 e ka nisur me fitore serinë...

Hoxha takohet me zyrtaren e lartë amerikane, në fokus mbrojtja dhe siguria

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, është takuar me Nënsekretaren e Shtetit për Çështjet Politike të SHBA-së, Allison Hooker, gjatë pjesëmarrjes në Forumin Strategjik të Bledit. Hoxha, përmes një postimi në rrjetin social X, bëri me dije se gjatë bisedimeve u theksua sërish rëndësia e marrëdhënieve strategjike mes Shqipërisë dhe Shteteve të […]