Arrestimi në Dubai, policia zbardh skemën: Si dyshohet se Nexhmedin Danaj paguante për drogën përmes transfertave digjitale

Publikuar me datë:

Policia e Shtetit ka bërë publike detaje të reja rreth arrestimit të Nexhmedin Danajt në Dubai.

“Finalizohet, në bashkëpunim me homologët në Emiratet e Bashkuara Arabe, një tjetër fazë e operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”.

Gjatë kësaj faze të operacionit ndërkombëtar “The Wanted”, falë bashkëpunimit të ngushtë mes specialistëve të Drejtorisë së Interpolit dhe përfaqësuesve të Interpol Abu Dhabit, është realizuar arrestimi i përkohshëm i shtetasit N. D., 57 vjeç, me synimin e ekstradimit të tij në Shqipëri.

Ky person ishte në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kishte vendosur në prill të vitit 2026 masën e sigurisë “Arrest në burg” ndaj tij, për akuzat “Trafikimi i narkotikëve”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Hetimet kanë nxjerrë dyshime se 57-vjeçari ka pasur rol të rëndësishëm në një grup të strukturuar kriminal, duke financuar, organizuar dhe mundësuar trafikimin e substancave narkotike nga Amerika Latine drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

Po ashtu, N. D. akuzohet për përdorimin e metodave të avancuara financiare, përfshirë transfertat digjitale, për të realizuar pagesa të mëdha në disa shtete, me qëllim blerjen e lëndëve narkotike.

“Vijon bashkëpunimi ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Abu Dhabit për finalizimin e procedurave për ekstradimin e 57-vjeçarit në Shqipëri”, njoftojnë blutë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Kombëtarja U-15 triumfon në Podgoricë, Shqipëria mposht 3-0 Malin e Zi në miqësore

Kombëtarja shqiptare U-15 e ka nisur me fitore serinë...

Hoxha takohet me zyrtaren e lartë amerikane, në fokus mbrojtja dhe siguria

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, është takuar me Nënsekretaren e Shtetit për Çështjet Politike të SHBA-së, Allison Hooker, gjatë pjesëmarrjes në Forumin Strategjik të Bledit. Hoxha, përmes një postimi në rrjetin social X, bëri me dije se gjatë bisedimeve u theksua sërish rëndësia e marrëdhënieve strategjike mes Shqipërisë dhe Shteteve të […]