Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një foto ku shfaqet krah boksierit shkodran Nelson Hysa dhe demokratit Zef Gjoni.
Në përshkrimin e fotos, Rama i referohet Hysës si “Albanian Eagle”, duke theksuar rekordin e tij pa humbje, ndërsa për veten dhe Gjonin përdor një batutë me sfond sportiv.
“Nelsoni, the Albanian Eagle që nuk njeh humbje dhe unë bashkë me demokratin Zef Gjoni që luftojmë veç për fitore” shkruan Rama.
Postimi i kryeministrit vjen pak ditë pas fitores së Nelson Hysës ndaj boksierit Thomas Narmo, të cilin shkodrani e mposhti me nokaut, duke mbrojtur titullin WBO Global në peshat e rënda.

