Përcillet sot në banesën e fundit / Homazhe në Kuvendin e Shqipërisë për diplomatin Bashkim Zeneli, Namik Dokle: Humbje për të gjithë vendin

Publikuar me datë:

Në Kuvendin e Shqipërisë po zhvillohen homazhet në nderim të diplomatit Bashkim Zeneli, i cili është ndarë nga jeta.

Në ceremoninë përkujtimore janë të pranishëm familjarë, miq, kolegë dhe personalitete të jetës politike e publike, të cilët po i japin lamtumirën e fundit diplomatit.

Për mediat ka folur edhe Namik Dokle, i cili vlerësoi figurën dhe kontributin e Bashkim Zenelit, duke e cilësuar ndarjen e tij nga jeta si një humbje përtej Partisë Socialiste.

“Është një humbje jo vetëm për PS-në, por për të gjithë Shqipërinë, për politikën e jashtme të saj. Kemi humbur një njeri të mirë”, u shpreh Dokle.

Homazhet në Kuvend zhvillohen në nderim të kontributit të Zenelit në diplomacinë dhe jetën publike të vendit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related