Brigjet e Matit mbushen me mbetje, denoncim për landfill të paligjshëm në Pllanë

Publikuar me datë:

Pllanë, Lezhë – Një situatë shqetësuese mjedisore është denoncuar pranë brigjeve të lumit Mat, në afërsi të fshatit Pllanë.

Sipas Gjin Gjonit, automjete të ndryshme, mes tyre kamionçina dhe fugonë, hedhin mbetje në këtë zonë, duke krijuar një vendgrumbullim informal dhe të paligjshëm.

Gjoni e konsideron situatën një “masakër mjedisore” dhe e lidh atë me mungesën e menaxhimit të mbetjeve nga Bashkia Lezhë.

Ai kërkon që institucionet të verifikojnë situatën në terren dhe të marrin masa, duke ngritur edhe shqetësimin se heqja e koshave të mbeturinave nuk mund të shoqërohet me kërkesën ndaj qytetarëve për të mos i depozituar mbetjet në hapësira publike, pa u ofruar alternativa.

Sipas denoncimit, problemi nuk është i izoluar vetëm në Pllanë, por shfaqet edhe në zona të tjera të Lezhës.

Brigjet e lumit Mat janë një zonë me rëndësi të veçantë mjedisore dhe turistike. Pyetja mbetet: kush po e kontrollon dhe kush mban përgjegjësi për këtë situatë?

Burimi: Zani i Veriut

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Barcelona afron sulmuesin e njohur

Gabriel Jesus është zyrtarisht anëtari më i ri i...

Aksidenti në aksin Mbrostar–Levan, humb jetën në Spitalin e Traumës 19-vjeçari

I riu 19-vjeçar nga Fieri, I.Sh, ka ndërruar jetë...