Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën pasi një anije pasagjerësh, Express, u përmbys pranë brigjeve të Kyrenias në Territoret e Qipros.
Incidenti ndodhi pak minuta pasi anija, e administruar nga kompania Filo Jet, u largua nga porti i qytetit. Ngjarja u zhvillua rreth tre milje larg bregut, me 267 persona në bord, sipas të dhënave të raportuara.
Deri më tani, forcat e shpëtimit kanë arritur të nxjerrin të gjallë 159 persona. Pavarësisht motit të ashpër dhe dallgëve të larta, ekipet vijojnë operacionin e kërkim-shpëtimit në det.
Helikopterë, anije dhe makina të tjera të posaçme janë angazhuar në vendin e ngjarjes për të ofruar ndihmë.
Personat e shpëtuar janë transportuar drejt spitaleve me ambulanca, për të marrë trajtimin e domosdoshëm mjekësor. Nga ana tjetër, Republika e Qipros është shprehur e gatshme të ofrojë mbështetje në operacionet e kërkimit dhe shpëtimit, duke vënë në dispozicion resurset e saj sipas nevojës.

