Qipro/ Përmbyset anija e pasagjerëve, 6 viktima

Publikuar me datë:

Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën pasi një anije pasagjerësh, Express, u përmbys pranë brigjeve të Kyrenias në Territoret e Qipros.

Incidenti ndodhi pak minuta pasi anija, e administruar nga kompania Filo Jet, u largua nga porti i qytetit. Ngjarja u zhvillua rreth tre milje larg bregut, me 267 persona në bord, sipas të dhënave të raportuara.

Deri më tani, forcat e shpëtimit kanë arritur të nxjerrin të gjallë 159 persona. Pavarësisht motit të ashpër dhe dallgëve të larta, ekipet vijojnë operacionin e kërkim-shpëtimit në det.

Helikopterë, anije dhe makina të tjera të posaçme janë angazhuar në vendin e ngjarjes për të ofruar ndihmë.

Personat e shpëtuar janë transportuar drejt spitaleve me ambulanca, për të marrë trajtimin e domosdoshëm mjekësor. Nga ana tjetër, Republika e Qipros është shprehur e gatshme të ofrojë mbështetje në operacionet e kërkimit dhe shpëtimit, duke vënë në dispozicion resurset e saj sipas nevojës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Që nga janari i arrestuar nga SHBA-të, publikohen fotot e Nicolas Maduros duke…

Llogaria zyrtare e Nicolás Maduro në rrjetin social X...

Aksident tragjik në Kurbnesh të Mirditës, një viktimë dhe dy të plagosur pas rënies së automjetit në greminë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Kurbnesh të Mirditës, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe është rrëzuar në greminë. Si pasojë, një person ka humbur jetën, ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur. Të lënduarit janë transportuar në spital për marrjen e trajtimit mjekësor.

Jep dorëheqjen ministrja nga bashkëdrejtimi i PS në Vlorë

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili,...