Aktivisti Edison Lika, në fjalën e tij nga protesta e 91 që po mbahet para Kryeministrisë, ka paralajmëruar që në shtator dhe tetor do të jetë akoma më masive kush studentët dhe shqiptarët të kthehen sërish.
Ai ka paralajmëruar aksione para Parlamentit.
“Në 3 muaj kemi kaluar kushtet më të vështirë, me temperatura të larta. Imagjino kur në këto kushte me temp mbi 40 gradë celcius, ka qytetarë që mblidhen në shesh, imagjino ccdo të ndodhë në shtator dhe tetor.
Nesër më shumë!
Ka ditë me radhe që Ramën dhe qeverinë nuk i zë vendi vend, dje falë rezistencës tuaj e kanë ndërruar 3 herë vend takimin e qeverisë, por nuk ndërrojnë dot vendin e Parlamentit, vetëm nëse e kanë ndarë mendjen nëse këtë vit parlamentin ta dërgojnë në Surrel sepse nuk do t’u ikin dot shqiptarëve të mllefosur”, tha ai.

