Lezhë/ Detaje nga shpërthimi, familja po përgatitej të shkonte në dasëm, plagosen dy të mitur, kryefamiljari në gjendje më të rëndë

Publikuar me datë:

Një shpërthim i madh i një bombole gazi plagosi gjashtë persona të një familjeje në Lezhë, mëngjesin e sotëm. Incidenti ndodhi rreth orës 08:30 në një shtëpi dykatëshe, pronë e Saimir Kolës.

Familjarët ishin duke u përgatitur për të marrë pjesë në një dasmë familjare, pasi Saimir Kola priste të martonte mbesën, kur bombola shpërtheu në rrethana ende të paqarta.

Ndër të plagosurit janë dy fëmijë të mitur, përkatësisht 10 dhe 13 vjeç, vetë kryefamiljari 40-vjeçar, si dhe tre gra të moshave 64, 70 dhe 58 vjeç.

Shumica e anëtarëve të familjes ndodheshin në oborr në çastin e shpërthimit, çka bëri që pasojat të mos ishin edhe më të rënda. Megjithatë, shpërthimi ka shkaktuar dëme të mëdha në banesën dykatëshe.

Kryefamiljari pësoi djegie të rënda dhe, pasi mori ndihmën e parë në Spitalin Rajonal të Lezhës, u dërgua me urgjencë drejt Tiranës për trajtim të avancuar.

Dy fëmijët dhe tre gratë e plagosura janë aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Policia, shërbimi zjarrfikës dhe ambulanca mbërritën menjëherë në vendngjarje, ndërsa personat e plagosur u transportuan në spitalin e Lezhës.

Një grup hetimor vijon punën për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e shpërthimit të bombolës së gazit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Egjipt/ Hajdutët vjedhin 105 kg mish pule nga furgoni në lëvizje

Një ngjarje e pazakontë që ka ndodhur në Egjipt ka tërhequr vëmendjen e rrjeteve sociale, pasi disa persona kanë arritur të vjedhin afërsisht 105 kilogramë mish pule nga një furgon teksa ai ishte ende në lëvizje. Pamjet e incidentit janë bërë virale në internet, duke u përhapur me shpejtësi dhe duke u krahasuar shpesh me […]

Vllaznia reagon pas barazimit në Elbasan: Kërkojmë drejtësi, jo privilegje!

Pas barazimit 1-1 ndaj AF Elbasanit në “Elbasan Arena”,...