Vllaznia ndalet në barazim në Elbasan, polemika për dy golat e anuluar: Kuqeblutë protestojnë ndaj gjykimit

Publikuar me datë:

Vllaznia nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 në transfertën ndaj Elbasanit, në një ndeshje që është shoqëruar me debate të forta për vendimet e arbitrimit.

Skuadra shkodrane pretendon se i janë mohuar dy gola në pjesën e dytë, vendime që sipas klubit kanë ndikuar drejtpërdrejt në rezultatin përfundimtar të takimit.

Rasti i parë lidhet me Tafilin, i cili goditi nga rreth 25 metra dhe e dërgoi topin në rrjetë. Goli megjithatë u anulua nga kryesori Dorian Maletaj, duke shkaktuar protesta nga kampi kuqeblu.

Vllaznia pati sërish mundësinë të kalonte në avantazh në fundin e takimit, kur Musta realizoi, por edhe ky gol nuk u konsiderua i vlefshëm nga arbitri.

Dy vendimet kanë shkaktuar pakënaqësi të mëdha te shkodranët, të cilët e konsiderojnë gjykimin vendimtar në humbjen e dy pikëve.

Në kampin kuqeblu kërkohet që performanca e arbitrit Dorian Maletaj të analizohet nga strukturat përkatëse të FSHF-së dhe të merren masa për vendimet e marra gjatë kësaj sfide.

Në fund, Vllaznia largohet nga Elbasani me një pikë, ndërsa dy golat e anuluar do të mbeten në qendër të diskutimeve pas ndeshjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Egjipt/ Hajdutët vjedhin 105 kg mish pule nga furgoni në lëvizje

Një ngjarje e pazakontë që ka ndodhur në Egjipt ka tërhequr vëmendjen e rrjeteve sociale, pasi disa persona kanë arritur të vjedhin afërsisht 105 kilogramë mish pule nga një furgon teksa ai ishte ende në lëvizje. Pamjet e incidentit janë bërë virale në internet, duke u përhapur me shpejtësi dhe duke u krahasuar shpesh me […]

Vllaznia reagon pas barazimit në Elbasan: Kërkojmë drejtësi, jo privilegje!

Pas barazimit 1-1 ndaj AF Elbasanit në “Elbasan Arena”,...